Tri ditë më vonë, më 17 nëntor, përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të këtij grupi, ku do të përballet me Irlandën në udhëtim.
Ky është edicioni i parë për Kosovën në Ligën B të Ligës së Kombeve, ku në të njëjtin grup bëjnë pjesë edhe Austria dhe Irlanda.
Përballja e parë mes Kosovës dhe Izraelit në këtë edicion u zhvillua më 1 tetor në Debrecen të Hungarisë, pasi Izraeli ndeshjet si vendas i zhvillon në terren neutral.
Ndërkohë, dy përballjet e mëparshme mes këtyre dy përfaqësueseve në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 përfunduan me rezultat 1-1 në Tel Aviv, ndërsa në Prishtinë Kosova triumfoi me rezultat 1-0.
Përzgjedhësi Franco Foda pritet që së shpejti ta publikojë listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e rëndësishme të muajit nëntor./BS










