BallinaDiasporaAjla Zymber Çeshko doktoron me “Magna Cum Laude” në Zagreb, ambasadori Martin...

Ajla Zymber Çeshko doktoron me “Magna Cum Laude” në Zagreb, ambasadori Martin Berishaj pjesëmarrës në ceremoninë solemne

-

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Zagreb, 05 nëntor 2026 – Një moment i veçantë krenarie për komunitetin akademik shqiptar në Kroaci dhe për Kosovën është shënuar në Universitetin e Zagrebit, ku Ajla Zymber Çeshko ka mbrojtur me sukses disertacionin e doktoratës në Fakultetin e Stomatologjisë, duke u vlerësuar me titullin “Magna Cum Laude”. Në këtë ngjarje të rëndësishme akademike mori pjesë edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, Prof. Dr. Martin Berishaj, i cili ndau emocionet dhe urimet e tij për këtë arritje, duke e cilësuar si një moment të veçantë që dëshmon përkushtimin, punën dhe suksesin e të rinjve shqiptarë në fushën e shkencës dhe dijes.

Në fjalët e tij, ambasadori Berishaj shprehu urimet më të përzemërta për Ajla Zymber Çeshkon, duke i dëshiruar suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj akademik dhe profesional. Njëkohësisht, ai shprehu mirënjohje ndaj shtetit kroat dhe institucioneve të tij akademike, të cilat ndër dekada kanë mirëpritur dhe u kanë ofruar mundësi studimi shumë intelektualëve nga Kosova. Kroacia ka qenë ndër vite një hapësirë e rëndësishme e formimit universitar për shumë gjenerata studentësh nga Kosova, duke kontribuar në përgatitjen e kuadrove të reja dhe në zhvillimin e bashkëpunimit akademik ndërmjet dy vendeve.

Disertacioni i doktoratës së Ajla Zymber Çeshkos u realizua nën mentorimin e Prof. asoc. dr. sc. Ivana Savić Pavičin dhe Prof. dr. sc. Marko Subašić.

Në studimin e saj shkencor, ajo trajtoi vlerësimin e saktësisë dhe besueshmërisë së një metode për regjistrimin e automatizuar të statusit dentar, të bazuar në rrjetet neurale konvolucionale. Hulumtimi shqyrton performancën e kësaj teknologjie në identifikimin dhe klasifikimin e elementeve përbërëse të statusit dentar, si dhe mundësinë e përdorimit të saj në mbështetje të dokumentimit stomatologjik. Kjo arritje përbën jo vetëm një sukses personal dhe profesional për kandidaten, por edhe një kontribut në zhvillimin e kërkimit shkencor në fushën e stomatologjisë, veçanërisht në ndërthurjen e mjekësisë me teknologjitë e inteligjencës artificiale. Mbrojtja e doktoratës me vlerësimin “Magna Cum Laude” është një dëshmi e përkushtimit dhe punës shumëvjeçare të Ajlës, ndërsa prania e ambasadorit të Kosovës në këtë ceremoni i dha ngjarjes edhe një dimension të veçantë përfaqësues dhe njerëzor. Urimet më të përzemërta për Ajla Zymber Çeshkon për këtë sukses të rëndësishëm, me dëshirën që arritjet e saj të vazhdojnë të jenë një shembull frymëzimi për gjeneratat e reja të studentëve dhe studiuesve shqiptarë kudo që ata zhvillojnë rrugëtimin e tyre akademik. /HelveticALforum.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

FAKULTETI JURIDIK ORGANIZOI SEMINARIN NDËRKOMBËTAR INTERAKTIV “KOSOVA DREJT INTEGRIMIT EVROPIAN”

0
Pejë, 5 nëntor 2026- Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë organizoi seminarin interaktiv me temën “Kosova drejt integrimit evropian”, i cili mblodhi...