Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit, duke theksuar se edhe dhjetë vjet pas këtij rasti, përcaktimi i përgjegjësive dhe nxjerrja e së vërtetës në dritë mbeten detyrim i institucioneve të drejtësisë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gërvalla ka rikujtuar se drejtësia duhet të japë përgjigje për rastin e Deharit, duke kërkuar që e vërteta të zbardhet plotësisht dhe përgjegjësit të marrin përgjegjësinë që u takon.
“Drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj për Astrit Deharin”, ka shkruar ministrja Gërvalla.
Ajo ka theksuar se zbardhja e këtij rasti nuk duhet të mbetet vetëm një kërkesë publike, por një detyrim që duhet të përmbushet përmes drejtësisë dhe institucioneve përgjegjëse.
Në fund të reagimit të saj, Gërvalla e ka përcjellë mesazhin me thirrjen: “Drejtësi për Astrit Deharin!”
Rasti i Astrit Deharit vazhdon të mbetet një nga çështjet më të ndjeshme dhe më të diskutuara në opinionin publik në Kosovë, ndërsa kërkesa për zbardhjen e plotë të tij dhe vendosjen e drejtësisë vazhdon të jetë e pranishme në debatin publik.










