BallinaAtdheuIgnazio Cassis viziton Kosovën, takohet me presidenten dhe zyrtarët e lartë të...

Ignazio Cassis viziton Kosovën, takohet me presidenten dhe zyrtarët e lartë të vendit

-

Ministri i Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Kosovë, ku është pritur në takim nga presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula.

Cassis, i cili njëkohësisht ushtron detyrën e kryesuesit të radhës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), po qëndron në Kosovë në kuadër të një vizite zyrtare në tri shtete të Ballkanit Perëndimor: Serbi, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Gjatë takimit me presidenten Pula, në fokus të diskutimeve pritet të jenë zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në rajon, bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, si dhe roli i OSBE-së në ruajtjen e stabilitetit dhe forcimin e demokracisë në Ballkanin Perëndimor.

Në kuadër të qëndrimit të tij në Kosovë, kryediplomati zviceran do të zhvillojë takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Pas takimit, të dy zyrtarët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, ku pritet të bëhen publike më shumë detaje lidhur me temat e diskutuara dhe mesazhet e vizitës.

Vizita e Cassis në Kosovë vjen në një kohë kur vëmendja ndërkombëtare ndaj zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor mbetet e rëndësishme, ndërsa Zvicra vazhdon të luajë rol në mbështetjen e paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit në rajon, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Gërvalla kërkon zbardhjen e plotë të rastit të Astrit Deharit: Drejtësia...

0
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit, duke theksuar se edhe dhjetë vjet pas...