BallinaKulturaShtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë

Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë

-

Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, i parashikuar të mbahej në datat 11–15 nëntor, është shtyrë për në muajin dhjetor. Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, e cila ka sqaruar se vendimi është marrë për shkak të situatës së tensionuar në Tiranë.

Në njoftimin drejtuar botuesve, ekspozuesve dhe lexuesve, organizatorët bëjnë me dije se, pas konsultimeve me botues, pedagogë, mësues dhe lexues, kanë vlerësuar se zhvillimi i panairit në datat e planifikuara nuk do të garantonte pjesëmarrjen e duhur të vizitorëve.

Shqetësim i veçantë, sipas organizatorëve, është pjesëmarrja e të rinjve dhe fëmijëve, të cilët përbëjnë një nga grupet kryesore të synuara të këtij aktiviteti. Panairi do të zhvillohet brenda muajit dhjetor, ndërsa datat e reja do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

Njoftimi i plotë:

Të dashur kolegë botues dhe ekspozues të Panairit të 29 të Librit “Tirana 2026”,
Të nderuar lexues,
Grupi organizator i Panairit, pas këshillimeve me shumë botues, pedagogë, mësues dhe lexues, vlerëson se organizimi i tij në datat e parashikuara (11-15 nëntor 2026), për shkak të situatës së tensionuar dhe shqetësuese në Tiranë, nuk do të garantonte pjesëmarrjen e duhur të vizitorëve dhe lexuesve, veçanërisht të të rinjve dhe fëmijëve, të cilët përbëjnë një nga grupet kryesore të synuara të Panairit të Librit.
Ju njoftojmë se Panairi i 29 i Librit “Tirana 2026” do të zhvillohet gjatë muajit dhjetor, pra brenda këtij viti.
Datat e sakta do t’jua bëjmë të ditura shumë shpejt.
Duke ju falënderuar për mirëkuptimin dhe durimin, ju urojmë punë të mbarë!/BW

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Trump njofton fundin e ndihmës së rregullt ushtarake për Izraelin: “Nuk...

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se Uashingtoni do të ndërpresë në fund të këtij viti ndihmën e rregullt...