BallinaAtdheuAmbasadorja holandeze takon drejtuesit e Prokurorisë dhe SPAK-ut, në fokus forcimi i...

Ambasadorja holandeze takon drejtuesit e Prokurorisë dhe SPAK-ut, në fokus forcimi i shtetit ligjor

-

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Marleen Monster, ka zhvilluar takime me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, dhe kreun e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho.

Në qendër të diskutimeve ka qenë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Holandës, forcimi i shtetit të së drejtës, si dhe garantimi i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë në vend.

Përmes një reagimi zyrtar, Ambasada e Holandës ka vlerësuar rolin e institucioneve shqiptare të prokurorisë në mbrojtjen e shtetit ligjor dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjatë takimeve, palët kanë shkëmbyer mendime mbi bashkëpunimin aktual dhe prioritetet e përbashkëta, duke nënvizuar rëndësinë e institucioneve të pavarura dhe funksionale në konsolidimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Ambasada holandeze ka rikonfirmuar gjithashtu angazhimin për vijimin e një bashkëpunimi të ngushtë dhe konstruktiv me partnerët shqiptarë, në mbështetje të reformave në drejtësi dhe forcimit të institucioneve ligjzbatuese në Shqipëri, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

PROTESTA E STUDENTËVE, DITA E 21 E MOBILIZIMIT: BOJKOTOHET MËSIMI NË...

0
Protesta e studentëve vijon për të 21-ën ditë radhazi, ndërsa thirrjet për bojkotimin e procesit mësimor dhe zgjerimin e lëvizjes protestuese janë intensifikuar në...