BallinaAtdheuShqipëria përgatitet për Eurobondin më të madh në histori, në vitin 2027...

Shqipëria përgatitet për Eurobondin më të madh në histori, në vitin 2027 synon të marrë 690 milionë euro hua

-

Shqipëria pritet t’u rikthehet tregjeve financiare ndërkombëtare në vitin 2027, përmes emetimit të një Eurobondi me vlerë rreth 690 milionë euro. Nëse realizohet sipas parashikimeve, ky do të jetë Eurobondi më i madh i emetuar ndonjëherë nga vendi ynë, duke shënuar një tjetër hap në strategjinë e qeverisë për sigurimin e financimit të borxhit publik. Sipas të dhënave të projektbuxhetit për vitin 2027, vlera e parashikuar e këtij instrumenti arrin në 62.6 miliardë lekë. Ky do të jetë emetimi i tetë i Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit, që prej daljes së parë në vitin 2010. Përveç Eurobondit, qeveria parashikon të sigurojë edhe burime të tjera financimi nga jashtë, përmes huave të dedikuara për projektet prioritare dhe mbështetjes buxhetore. Në total, huamarrja e huaj për vitin 2027 planifikohet të arrijë në 118.2 miliardë lekë. Megjithatë, shifra e huamarrjes bruto nuk pasqyron të gjithë ndikimin në nivelin e borxhit. Duke zbritur detyrimet e huaja që duhet të shlyhen gjatë vitit, huamarrja e huaj neto parashikohet në 22.6 miliardë lekë. Kjo do të thotë se një pjesë e konsiderueshme e financimeve të reja do të përdoret për të përballuar detyrimet ekzistuese të borxhit.

Eurobondi, një instrument i rëndësishëm financimi

Eurobondi është një instrument borxhi përmes të cilit një shtet siguron financim nga investitorët në tregjet ndërkombëtare. Në këmbim të shumës së marrë hua, qeveria angazhohet të paguajë interesat periodike dhe të shlyejë principalin në përfundim të afatit të maturimit. Shqipëria e emetoi Eurobondin e parë në vitin 2010, me një vlerë prej 300 milionë eurosh dhe maturim pesëvjeçar. Që prej asaj kohe, vendi ka vijuar të përdorë tregjet ndërkombëtare si një nga burimet për financimin e nevojave të tij buxhetore. Dalja e fundit në këto tregje u realizua në vitin 2025, ndërsa plani për një emetim të ri në vitin 2027 tregon se qeveria synon të vijojë të mbështetet te financimi i jashtëm.

Kostoja e huamarrjes dhe kushtet e tregjeve ndërkombëtare do të jenë vendimtare për suksesin e këtij emetimi. Interesat që do të kërkojnë investitorët do të ndikojnë drejtpërdrejt në koston që do të përballojë buxheti i shtetit në vitet e ardhshme. Në këtë kontekst, Eurobondi prej rreth 690 milionë eurosh përfaqëson një nga operacionet më të rëndësishme të planifikuara të financimit për vitin 2027, ndërsa mbetet për t’u parë se me çfarë normë interesi dhe në çfarë kushtesh Shqipëria do të arrijë të sigurojë këtë financim, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

PROTESTA E STUDENTËVE, DITA E 21 E MOBILIZIMIT: BOJKOTOHET MËSIMI NË...

0
Protesta e studentëve vijon për të 21-ën ditë radhazi, ndërsa thirrjet për bojkotimin e procesit mësimor dhe zgjerimin e lëvizjes protestuese janë intensifikuar në...