BallinaAtdheuPërparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale, intervistohet për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”

Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale, intervistohet për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”

-

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ku pritet të intervistohet lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”, një kontratë me vlerë prej 12 milionë eurosh.

Para hyrjes në objektin e Prokurorisë Speciale, Rama foli shkurt para mediave, duke theksuar se përgjegjësia e tij si kryetar i kryeqytetit është zhvillimi i Prishtinës, ndërsa institucionet e drejtësisë duhet të mbikëqyrin ligjshmërinë e proceseve.

“Detyra ime është që të ndërtoj kryeqytetin, detyra e tyre është me pa që krejt bëhet në mënyrë ligjore”, deklaroi Rama para gazetarëve.

I pyetur nëse do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit apo të dëshmitarit, avokati i tij, Artan Qerkini, tha se statusi i klientit të tij do të bëhet i ditur gjatë intervistimit.

Megjithatë, sipas raportimeve mediale, Rama pritet të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”. Ky projekt është vënë në fokus të hetimeve për shkak të dyshimeve që lidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën e kontratës prej 12 milionë eurosh, si dhe pretendimet për manipulim të stafit dhe konflikt të mundshëm interesi.

Deri më tani, çështja ka ngritur pikëpyetje rreth mënyrës së zhvillimit të procedurave dhe vendimmarrjes për këtë projekt, ndërsa pritet që intervistimi në Prokurorinë Speciale të ndihmojë në sqarimin e rrethanave që po hetohen. Hetimet janë në zhvillim, ndërsa dyshimet e ngritura ndaj personave të përfshirë nuk përbëjnë dëshmi të fajësisë./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Haxhiu takon përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës

0
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës, me të cilat ka diskutuar për...