BallinaAtdheuStudentët rikthehen sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Studentët rikthehen sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

-

Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djeshëm, të shoqëruar me tensione dhe përplasje të dhunshme në Tiranë, ata kanë paralajmëruar një tjetër protestë për sot, 25 tetor, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

Të rinjtë kanë bërë të ditur se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, duke paralajmëruar vijimin e protestave deri në largimin e kryeministrit dhe qeverisë së tij. Protesta e 12-të studentore, e zhvilluar dje në kryeqytet, u shoqërua me përplasje të ashpra me policinë, skena dhune dhe persona të plagosur rëndë. Tensionet u përhapën në disa zona të Tiranës, ndërsa studentët janë të vendosur të vijojnë qëndresën e tyre edhe gjatë ditës së sotme./BW

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Sejmen Gjokoli, mjeshtri që e ka kthyer Vlorën në shtëpinë e...

0
Nga Ramazan Çeka Këtë shkrim ia kushtoj një personaliteti të shquar të kulturës shqiptare, "Mjeshtrit të Madh" Sejmen Gjokoli, artistit që i dhuroi Vlorës një...