Në një reagim për media të KFOR-it thuhet se është e rëndësishme që të vërtetohen faktet dhe që përgjegjësit të sillen para drejtësisë.
“Personeli i KFOR-it që nga mbrëmë ka ofruar siguri në tubacionin e ujit dhe në zonat përreth; për më tepër, KFOR-i ka ofruar asgjësimin logjistik të mjeteve shpërthyese dhe mbështetje inxhinierike për institucionet në Kosovë”, thuhet në njoftim. Në reagimin tutje thuhet se KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë. /Telegrafi/