BallinaEKSKLUZIVETensionohet situata para Kuvendit të Kosovës

Tensionohet situata para Kuvendit të Kosovës

-

Një autoambulancë është parë duke shkuar drejt objektit të Kuvendit të Kosovës, pas përshkallëzimit të situatës mes protestuesve dhe Njësisë Speciale të Policisë. Ndërkohë, deputetë që ndodhen brenda Kuvendit kanë njoftuar se gazi lotsjellës i përdorur jashtë ka depërtuar edhe brenda objektit.

Situata rreth Kuvendit mbetet e tensionuar, ndërsa në terren vazhdojnë të jenë të angazhuara forca të shumta policore.

Më herët, grupe protestuesish u përleshën me Njësinë Speciale, ndërsa Policia përdori gaz lotsjellës për të vënë situatën nën kontroll.

Bllokohet rruga kryesore, vendosen pengesa

Ka eskaluar situata para Kuvendit të Kosovës. Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjelles dhe sprej për t’i shpërndarë protestuesit.

Disa protesteues kanë bllokuar rrugën kryesore.

Kujtojmë se protestuesit janë mbledhur që nga orët e mengjesit ku kanë bërë thirrje për votim të Projektligjit për Gjykatën Speciale. Ka eskaluar situata përreth Kuvendit të Kosovës, ku grupe protestuesish janë përleshur me pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë.

Gjatë përplasjeve, Policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, ka edhe zyrtarë policorë të lënduar.

Tensionet vazhdojnë në zonën përreth Kuvendit, ndërsa forca të shtuara policore mbeten të angazhuara në terren. Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve pasi ata kanë bllokuar hyrjet e Kuvendit dhe kanë hedhur mjete piroteknike drejt objektit.

Protestuesit kanë thënë se nuk do t’i lejojnë deputetët të dalin nga Kuvendi pa u votuar ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale.Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve pasi ata kanë bllokuar hyrjet e Kuvendit dhe kanë hedhur mjete piroteknike drejt objektit.

Protestuesit kanë thënë se nuk do t’i lejojnë deputetët të dalin nga Kuvendi pa u votuar ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Xhafer Gashi jep dorëheqje nga LDK, shkak mosvotimi për Specialen

0
Kryetar i Degës së LDK-së në Obiliq, Xhafer Gashi ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda LDK-së. Sipas tij, kjo vjen pasi deputetët e LDK-së...