Psikiatri dhe neurologu amerikan Karl Deisseroth dhe shkencëtarët gjermanë Peter Hegemann dhe Georg Nagel janë laureuar me Çmimin Nobel për Mjekësinë për punën e tyre në fushën e optogjenetikës, një metodë që ka ndryshuar mënyrën se si shkencëtarët studiojnë trurin dhe funksionimin e qelizave nervore.
Komiteti Nobel vlerësoi kontributin e tre shkencëtarëve, duke theksuar se kërkimet e tyre kanë hedhur themelet e një epoke të re në neuroshkencë. Puna e tyre ka ndihmuar studiuesit të kuptojnë më mirë mënyrën se si funksionojnë qarqet nervore dhe se si ato lidhen me kujtesën, emocionet dhe sjelljen e njeriut për çrregullimet neurologjike dhe psikiatrike. Në mjekësinë klinike, studiuesit po përdorin këtë metodë për të përpjekur të rikthejnë shikimin tek personat me dëmtim të shikimit, transmeton rtsh.










