BallinaDiasporaAmbasadori Prof. Dr. Ylber Sela dhe DNMBC fuqizojnë diplomacinë ekonomike në Berlin...

Ambasadori Prof. Dr. Ylber Sela dhe DNMBC fuqizojnë diplomacinë ekonomike në Berlin në platformën “Diplomatic Circle”

-

BERLIN, 1 Tetor 2026 – Në kuadër të përpjekjeve për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe diplomatik të RMV -së me Gjermaninë, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Berlin, Shkëlqesia e Tij, Prof. Dr. Ylber Sela, siç mëson helveticALforum.ch mori pjesë në raundin e parë të platformës prestigjoze Diplomatic Circle. Në këtë ngjarje të nivelit të lartë, e cila u zhvillua me ftesë të Prof. Atil Ural nga Business Factors Deutschland GmbH, Ambasadori Sela shoqërohej nga delegacioni i DNMBC-së. Diplomatic Circle përfaqëson një rrjet të ri ekskluziv në Berlin, ku krerët e diplomacisë ndërkombëtare dhe liderët e sferës së biznesit mblidhen për të nxitur dialogun, shkëmbimin ekonomik dhe projektet e përbashkëta investuese. Pjesëmarrja e Ambasadorit Sela rikonfirmon përkushtimin e shtetit tonë për një diplomaci proaktive ekonomike në kryeqytetin gjerman.

Gjatë mbrëmjes, Ambasadori Prof. Dr. Ylber Sela dhe udhëheqësit e DNMBC-së zhvilluan takime dypalëshe dhe diskutime intensive me personalitete kyçe të politikës dhe industrisë europiane, ndër të cilët:

• Znj. Reem Alabali-Radovan, Ministre Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim;

• Znj. Mimoza Kusari-Lila, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit e Republikës së Kosovës;

• Si dhe përfaqësues të tjerë të lartë diplomatikë dhe krerë të korporatave të mëdha gjermane.

Ky aktivitet shërbeu si një urë e shkëlqyer lidhëse për hapjen e kanaleve të reja të komunikimit midis bizneseve tona dhe tregut gjerman.

Bashkëpunimi i ngushtë midis Ambasadës në Berlin nën udhëheqjen e Prof. Dr. Ylber Selës, po dëshmohet si një model i suksesshëm për promovimin e potencialeve ekonomike të vendit, thithjen e investimeve të huaja direkte dhe zhvillimin e ideve inovative në të mirë të të dyja vendeve, transmeton helveticALforum.ch.

(Foto Y.S)

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

BAMIR TOPI KRITIKON RAMËN: “PROTESTUESIT I KANË TREGUAR KARTONIN E KUQ...

0
Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka komentuar protestat kundër qeverisë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për mungesë reflektimi ndaj kërkesave të qytetarëve. Topi ngriti...