BallinaAtdheuMaqedonci takon ambasadorin gjerman, diskutojnë për sigurinë dhe zhvillimin e FSK-së

Maqedonci takon ambasadorin gjerman, diskutojnë për sigurinë dhe zhvillimin e FSK-së

-

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për zhvillimet në fushën e mbrojtjes. Sipas njoftimit, në fokus të takimit ka qenë zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, veçanërisht në aktivitetet e përbashkëta të trajnimit dhe stërvitjes.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes dhe në fushën e prokurimeve ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes ka theksuar se ky bashkëpunim synon avancimin e kapaciteteve të FSK-së dhe rritjen e ndërveprueshmërisë me partnerët ndërkombëtarë. Sipas saj, përmes këtyre angazhimeve, Kosova synon të forcojë rolin e saj në kontributin për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

Gjermania, ndërkaq, është cilësuar si një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i Kosovës në procesin e ndërtimit të një force moderne, profesionale dhe të aftë për të kontribuar në sigurinë kolektive./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Begaj pret Ursula von der Leyen: Integrimi në BE, objektivi strategjik...

0
Presidenti i vendit Bajram Begaj ka pritur presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen ndaj Shqipërisë...