BallinaAtdheuVon der Leyen në Tiranë, në fokus integrimi i Shqipërisë në Bashkimin...

Von der Leyen në Tiranë, në fokus integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian

-

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka nisur vizitën zyrtare në Tiranë, ku është pritur në një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama. Në qendër të vizitës pritet të jetë procesi i integrimit europian të Shqipërisë dhe hapat e mëtejshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është pritur këtë të mërkurë në mesditë në Kryeministrinë e Shqipërisë nga kryeministri Edi Rama, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Tiranë.

Vizita në Shqipëri është pjesë e një turi të von der Leyen në katër shtete të rajonit, ndërsa në fokus të takimeve pritet të jenë procesi i integrimit europian, reformat dhe hapat që Shqipëria duhet të ndërmarrë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, presidentja e Komisionit Europian pritet të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.

Një udhërrëfyes i ri për vendet kandidate

Von der Leyen mbërrin në Shqipëri edhe me një plan për hartimin e një udhërrëfyesi të posaçëm për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën.

Nisma synon të ndihmojë këto vende në përmbushjen e reformave dhe në avancimin e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Plani parashikon përcaktimin e reformave prioritare, afate orientuese dhe objektiva konkrete për përfundimin e fazave të ndryshme të negociatave të anëtarësimit.

Për Shqipërinë, ky proces shihet në kuadër të përpjekjeve për të përshpejtuar përmbushjen e kritereve dhe reformave të nevojshme për avancimin në procesin e integrimit europian.

Tetori, muaj i rëndësishëm për zgjerimin

Në fokus të agjendës europiane pritet të jenë edhe dy data të rëndësishme të muajit tetor.

Më 6 tetor pritet të paraqitet rishikimi i politikës së para-anëtarësimit, ndërsa më 15 dhe 16 tetor liderët e Bashkimit Europian pritet të diskutojnë çështjen e zgjerimit dhe reformat e brendshme të BE-së. Vizita e von der Leyen në Tiranë zhvillohet në një periudhë kur zgjerimi i Bashkimit Europian është rikthyer në qendër të agjendës politike europiane, ndërsa vendet kandidate synojnë të avancojnë sa më shpejt në përmbushjen e reformave dhe kapitujve të negociatave. Takimet në Tiranë pritet të shërbejnë për të diskutuar hapat konkretë që Shqipëria duhet të ndërmarrë në këtë proces, si dhe mbështetjen që Bashkimi Europian mund t’u ofrojë vendeve kandidate në rrugën drejt anëtarësimit, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Begaj pret Ursula von der Leyen: Integrimi në BE, objektivi strategjik...

0
Presidenti i vendit Bajram Begaj ka pritur presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen ndaj Shqipërisë...