Kështu, Slaven Biliç e nisi me fitore mandatin e dytë në stolin e kombëtares kroate, 14 vjet pas largimit të tij.
Për Kroacinë shënuan Luka Modriç në minutën e 47-të dhe Marco Pashaliç në minutën e 77-të, ndërsa golin e Çekisë e realizoi Adam Karabec në minutën e 54-t.
Kroacia e siguroi fitoren pas një fundi dramatik. Në minutën e 79-të, Matej Radosta shënoi për 2:2, por pas ndërhyrjes së VAR-it goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje të Adam Hloshekut në fillim të aksionit./BS









