BallinaSportiKosova me meritë mposht Irlandën, Muriqi vulos fitoren në “Fadil Vokrri”

Kosova me meritë mposht Irlandën, Muriqi vulos fitoren në “Fadil Vokrri”

-

Kosova ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Republikës së Irlandës, në kuadër të xhiros së parë të Ligës B të Kombeve, grupit 3.

Vedat Muriqi vulosi fitoren në minutën e 83-të, koka e tij nuk e tradhtoi. Vedat Muriqi si i çmendur, shpërtheu atmosferë në stadium.

Në minutën e 87-të debutoi talenti i madh i Bayernit të Munihut, Erblin Osmani hyn në fushë. Kosova kryeson ën grupin 3 me 3 pikë. Rreth 13 mijë shikues në stadiumin “Fadil Vokrri” krijuan atmosferë madhështore.

Në minutën e 9-të, Vedat Muriqi gjuan plogësht me kokë e drejt në duart e portierit.

Në minutën e 23-të, fat për Kosovës. Futbollisti Chiedozie Ogbene brenda 16-shit, në pozitë të mirë, për fat gjuan mbi portën e portierit të Kosovës. Pas pesë minutave (28’) Vedat Muriqi humbi rastin ideal. Në minutën e 34-të, Veldin Hoxha godet topin drejt anës së majtë portës, edhe pse ndodhet në një pozicion të vështirë, por goditja e tij bllokohet nga njëri prej mbrojtësve.

Në minutën 39-të, Gallapeni harkoi për mrekulli në zonë, ndërsa Vedat Muriqi goditi bukur me kokë, por portieri Kelleher mezi e shpëtoi portën, duke e grushtuar topin. Në pjesën e dytë, në minutën e 50-të Troy Parrott merr një pasim të lartë dhe ka kohë brenda zonës së rreptësisë për të goditur drejt portës. Topi shkon drejt anës së djathtë të portës, por goditja nuk ka fuqi të mjaftueshme dhe Arijanet Muriç e pret pa vështirësi.

Në minutën e 56-të, Veldin Hoxha tenton të shënojë, por gjuajtja e tij shkoi disa metra larg shtyllës së majtë.

Në minutën e 83-të, topi qëllon traversën, Vedat Muriqi përfiton nga një top i kthyer brenda zonës së vogël të rreptësisë dhe godet me kokë. Topi përfundon në qendër të portës dhe Kosova kalon në epërsi 1:0 ndaj Irlandës.

Në minutën e 86-tëm Ermal Krasniqi në pozitë ideale, në vend që të shënojë, çuditërisht gjuan jashtë së poshtme të djathtë.
Irlanda shpëtoi lehtë në bazë të rasteve të Kosovës. 86’ Ermal Krasniqi në pozitë ideale, në vend që të shënojë, çuditërisht gjuan jashtë së poshtme të djathtë.

Kosova – Republika e Irlandës 1:0
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Gjyqtar: L. Visser (Belgjika)
Shënues:Muriqi (83′)
Kartona të verdhë: Molumby, Abankwah.
Kosova: Muric; I. Krasniqi, Dellova, Hajdari; Vojvoda, Avdullahu, Hoxha (Osmani 87′), Gallapeni; Zhegrova (E. Krasniqi 73′) , Zabërgja (Rashica 73′); Muriqi (Asllani 88′)
Irlanda: Kelleher; Abankwah (Coventry 80′), Sacles (Manning  88′), O’Shea, O’Brien, Molumby, Knight, Azaz, Egan (Elding 88′), Ogbene (Moylan 61′), Parrott (Idah 80′).

84′ Atmosferë impozante.

83′ Vedat Muriqi përfiton nga një top i kthyer brenda zonës së vogël të rreptësisë dhe godet me kokë. Topi përfundon në qendër të portës dhe Kosova kalon në epërsi 1:0 ndaj Irlandës.

82′ Vedat Muriqi (Kosovë) tenton të shënojë, por Caoimhín Kelleher bën një pritje të mirë dhe e ndal goditjen.

80′ Vjen një zëvendësim. Conor Coventry (Irlandë) futet në lojë në vend të James Abankwah.

79′ Kosova po sulmon, do golin e fitores. 

77′ Lojë e bukur.

73′ Gjyqtari sinjalizon një zëvendësim. Ermal Krasniqi (Kosovë) futet në lojë në vend të Edon Zhegrovës.

72′ Kosova ofensive por pa gola.

68′ James Abankwah (Irlandë) bën një faull që meriton karton dhe gjyqtari Lawrence Visser i tregon kartonin e verdhë.66’ Ndeshje e hapur, por mungojnë golat.

64′ Ende pa gola, Kosova më e mirë.

61′ Kosova po luan me gjallë, në kërkim të golit.

56′ Veldin Hoxha (Kosovë) tenton të shënojë, por gjuajtja e tij shkoi disa metra larg shtyllës së majtë.

54’ Kosova ka presionin.

50′ Troy Parrott (Irlandë) merr një pasim të lartë dhe ka kohë brenda zonës së rreptësisë për të goditur drejt portës. Topi shkon drejt anës së djathtë të portës, por goditja nuk ka fuqi të mjaftueshme dhe Arijanet Muriç e pret pa vështirësi.

47′ Lojë e mirë. 

Përfundon pjesa e parë, Kosova – Republika e Irlandës.

43′ Brohoritje UÇK, UÇK, UÇK…

42′ Kosova shumë më e mirë, vetëm golin i mungon.

39’ Gallapeni harkoi për mrekulli në zonë, ndërsa Vedat Muriqi goditi bukur me kokë, por portieri Kelleher mezi e shpëtoi portën, duke e grushtuar topin.

37’ Zabërgja jashtëzakonisht i mirë, i shpejt dhe po e atakon vazhdimisht rivalin.

34’ Veldin Hoxha (Kosovë) godet topin drejt anës së majtë portës, edhe pse ndodhet në një pozicion të vështirë, por goditja e tij bllokohet nga njëri prej mbrojtësve.

32’ Ndeshje e luftuar.

28’ Vedat Muriqi humbi rastin ideal. Ndeshje e mirë, atmosferë e mirë, Kosova po e kërkon golin dhe deri me tash ka më shumë pronësinë e topit.

25’ Rezultati i pandryshuar, ai i fillimit, 0:0.

23’ Fat për Kosovës. Futbollisti Chiedozie Ogbene brenda 16-shit, në pozitë të mirë, për fat gjuan mbi portën e portierit të Kosovës.

19’ Vedat Muriqi i rrezikshëm për udhëtuesit.

17’ Lojë me rivalitet, Irlanda e rrezikshme herë pas here.

12’ Kosova po kërkon golin përmes Vedat Muriqit dhe Edon Zhegrovës.

9’ Kosova po lufton, po e kërkon golin e epërsisë. Vedat Muriqi gjuan plogësht me kokë e drejt në duart e portierit.

6’ Kosova po tregon lojë të mirë.

3’ Lojë e mirë, atmosferë e mirë, rreth 13 mijë shikues.

1′ Fillon ndeshja.

Gjithçka gati për sfidën e Kosovës me Republikën e Irlandës, në kuadër të Ligës B të Kombeve në futboll./K.GOCA/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

BQK dhe Banka Botërore nisin hartimin e Strategjisë për Edukimin Financiar

0
PRISHTINË – Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka pritur ekspertë të lartë të Bankës Botërore, me të cilët ka diskutuar për hartimin e Dokumentit Strategjik të Edukimit Financiar...