BallinaDiasporaRutte viziton Gardën Kombëtare të Ajovës, diskutohet partneriteti me FSK-në

Rutte viziton Gardën Kombëtare të Ajovës, diskutohet partneriteti me FSK-në

-

Partneriteti i Gardës Kombëtare të Ajovës me Kosovën dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës ishte në qendër të vizitës së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në shtabin e kësaj garde. Sipas njoftimit të Gardës, kjo është hera e parë që një sekretar i përgjithshëm i NATO-s viziton shtabin e saj. Rutte, i shoqëruar nga ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, u takua me drejtuesit e Gardës Kombëtare të Ajovës. Ata diskutuan zhvillimin e partneritetit me FSK-në, kapacitetet e saj dhe bashkëpunimin në trajnime.

Garda Kombëtare e Ajovës bëri të ditur se pjesëtarët e saj kanë trajnuar dhe punuar përkrah pjesëtarëve të FSK-së për më shumë se 10 vjet. Sipas saj, ky bashkëpunim ka ndërtuar marrëdhënie të mbështetura në besim dhe përvojë të përbashkët. Pjesëtarë të Gardës kanë marrë pjesë edhe në stërvitje dhe misione të NATO-s, përfshirë KFOR-in në Kosovë. Vizita, sipas Gardës, shërbeu për të paraqitur zhvillimin e partneritetit me Kosovën dhe rolin e Ajovës në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kombëtarja vijon përgatitjet

0
Kombëtarja shqiptare ka vijuar sot punën në kuadër të përgatitjeve për katër sfidat e ardhshme të UEFA Nations League. Kuqezinjtë zhvilluan një tjetër seancë...