BallinaAtdheuPas aktgjykimit në Hagë, kërkohet unitet institucional dhe koordinim në Kosovë

Pas aktgjykimit në Hagë, kërkohet unitet institucional dhe koordinim në Kosovë

-

Haxhiu u bën thirrje institucioneve dhe partive politike të lënë mënjanë përçarjet. PDK-ja kërkon ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa në Kosovë priten diskutime për hapat e mëtejshëm dhe procesin e apelit.

Pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Kosovë është shtuar thirrja për unitet politik dhe bashkërendim institucional lidhur me hapat që mund të ndërmerren në vijim. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga institucionet dhe partitë politike që në këtë periudhë të lënë mënjanë përplasjet politike dhe akuzat e ndërsjella, duke e cilësuar situatën si një çështje që kërkon qasje të përbashkët.

“Në këto momente të rënda, nuk na duhen përçarje, se kush qenka spiun e kush tradhtar. Ajo që na duhet është t’i lëmë anash ato dhe të koordinohemi për veprimet që duhet t’i bëjmë tutje”, ka deklaruar Haxhiu.

Sipas saj, veprimet e ardhshme duhet të jenë të koordinuara në mënyrë që të shmangen hapa që mund ta vështirësojnë më tej pozitën e Kosovës apo të të dënuarve në Hagë.

“Gjithçka tjetër mendoj që e vështirëson edhe pozitën e Republikës së Kosovës, por edhe vetë pozitën e personave që u dënuan me kaq shumë vite burgim. Prandaj edhe e theksoj që duhet të bashkëpunojnë, duhet ta kemi prioritet këtë çështje”, ka thënë Haxhiu, raporton RTK.

Përplasje politike edhe për institucionet

Në këtë kontekst, Haxhiu ka kritikuar edhe vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen që lidhet me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Sipas saj, vendimi i PDK-së për të ndërmarrë këtë hap dy ditë para aktgjykimit të Gjykatës Speciale nuk ishte i përshtatshëm për rrethanat në të cilat ndodhet vendi. Nga ana tjetër, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i pyetur në hollin e Kuvendit për situatën e krijuar pas aktgjykimit, ka deklaruar se partia e tij aktualisht nuk ka prioritet më të madh sesa nisma për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara. Qëndrimi i PDK-së vjen në një kohë kur në skenën politike të Kosovës po diskutohet për mënyrën se si institucionet duhet të reagojnë pas vendimit të shkallës së parë dhe për hapat që mund të ndërmerren në vazhdim.

81 vjet burgim për ish-krerët e UÇK-së

Gjykata Speciale në Hagë, të mërkurën, dënoi ish-krerët e UÇK-së me gjithsej 81 vjet burgim. Aktgjykimi i shkallës së parë ka hapur një fazë të re të procesit gjyqësor, në të cilën palët kanë në dispozicion edhe mundësinë e apelimit. Në Kosovë, ndërkohë, kanë nisur diskutimet për hapat institucionalë dhe politikë që mund të ndërmerren pas këtij vendimi. Thirrjet për koordinim vijnë në një moment të ndjeshëm për skenën politike dhe institucionale të vendit, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen diskutimet mes institucioneve dhe partive politike dhe cilat do të jenë veprimet konkrete në vijim, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Nata e gjashtë e protestës në Prishtinë, qytetarët kërkojnë drejtësi për...

0
Qytetarë të shumtë janë mbledhur sonte në sheshin e Prishtinës, në ditën e gjashtë të protestave kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të...