BallinaDiasporaKurti përshëndet Festivalin e parë Shqiptar në Staten Island: “Identiteti nuk humbet,...

Kurti përshëndet Festivalin e parë Shqiptar në Staten Island: “Identiteti nuk humbet, por pasuron Amerikën”

-

Nga Beqir SINA, SHBA
Në Staten Island në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për herë të parë është organizuar “Albanian Festival” duke bashkuar komunitetin shqiptar me muzikë e ushqime tradicionale shqiptare. Ky është një festival i cili i bashkonë gjeneratat, ata që erdhën të parët dhe ata që kanë lindur këtu. Familjet shqiptare janë pjesë e historisë dhe e jetës së New York-ut prej brezash dhe tash fëmijët e tyre janë të suksesshëm në biznes, mjekësi, teknologji, universitete, administratë dhe shërbim publik. 

Në Festivalin e parë Shqiptar të Staten Island, të organizuar në South Beach Boardwalk, kryeministri i Kosovës Albin Kurti u drejtua komunitetit me një fjalë të ngrohtë që vuri në qendër diasporën, gjuhën shqipe dhe kujtesën historike. 

Organizatori i këtij festivali Naser Nika e hapi eventin duke theksuar unitetin e shqiptarëve larg vendlindjes. Në fjalën e tij përshëndetse Kryeministri Kurti tha se mund ta duash Amerikën dhe njëkohësisht ta duash fort vendin prej nga vjen familja jote, pasi që identiteti shqiptar jo domosdo humbet duke u integruar në shoqërinë amerikane. 

“Për këtë arsye, ruajtja e gjuhës shqipe është një nga përgjegjësitë më të mëdha ndaj brezave të ardhshëm. Dhe pikërisht këtë e bëjnë shqiptarët që jetojnë kudo në diasporë e veçmas në Amerikë.”

Për Kosovën, komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara ka qenë gjithmonë shumë më tepër se një diasporë. Ka qenë zë i fuqishëm, mbështetje e vazhdueshme dhe urë lidhëse me Amerikën, tha Kurti.

Zoti Kurti  u tha të pranishmëve se kishte nderin të ndodhej në një vend ku festohej identiteti kombëtar përmes muzikës, ushqimit dhe kulturës. Ai kujtoi se shqiptarët janë pjesë e historisë së Nju Jorkut prej disa brezash, me familje nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut dhe të gjitha trevat shqiptare.

“Shumë prej jush erdhën me pak gjëra, por me punë, sakrificë dhe shpresë për fëmijët. Sot brezat e rinj janë pjesë e biznesit, mjekësisë, inxhinierisë, universiteteve dhe shërbimit publik. Ky është suksesi i diasporës: të ruash kush je dhe të kontribuosh aty ku jeton,” tha Kurti. Ai theksoi se identiteti shqiptar nuk humbet duke u integruar në shoqërinë amerikane, por e pasuron mozaikun e saj.Kryeministri e quajti ruajtjen e gjuhës shqipe përgjegjësi të madhe. 

“Kur një fëmijë shqiptar në Staten Island mëson shqipen, ai nuk mëson vetëm një gjuhë. Ai sjell me vete historinë, kulturën dhe lidhjen me rrënjët.” 

Ai përmendi prejardhjen ilire, Skënderbeun dhe tri data themelore: Lidhjen e Prizrenit 1878, Pavarësinë e Shqipërisë 1912 dhe UÇK-në e Adem Jasharit 1998, e ndjekur nga ndërhyrja e NATO-s e udhëhequr nga SHBA në 1999 dhe Pavarësia e Kosovës më 2008.

Kurti foli për ngritjen e shtetit, sundimin e ligjit deri në veri të Ibrit dhe Forcën e Sigurisë. Ai e quajti të padrejtë vendimin e shkallës së parë në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, duke shtuar se historia është gjyqtari i vërtetë dhe se shteti do të punojë për korrigjimin në apel. Ai tha se edhe më heret gjykata e UNIMIK-t por edhe kjo e Hagës kan bër padrejtësi ndaj UÇK-së, prandaj siç thotë një mendimtar i urtë,” Historia ja bën gjyqin – Gjyqeve”.

Më pas Kurti vlerësoi dhe e falënderoi në mënyrë të veçant Batalionin Atlantik nga SHBA.

Kryetari i Shoqatës Shqiptaro Amerikane Naser Nika, krye/organizatori i këtij festivali në Staten Island në fjalën e hapjes, tha se :  “Komuniteti shqiptar në Amerikë, nuk harron luftën për lirinë e Kosovës, sakrificat, ata që dhanë jetën dhe historinë. Në këtë moment të vështirë, diaspora duhet të jetë e bashkuar jo vetëm kur feston, por edhe kur përballet me vështirësi. ” 

Ai ju drejtua kryeministërit të Kosovës , duke thëne se sot shihni këtu komunitetin që e do Kosovën, Shqipërinë dhe tokat shqiptare. 

Ne tha Nika jemi larg, por Kosova është në zemrat tona dhe ky festival është dëshmi e bukur. 

“Flamuri kuqezi valëvitet sot në Nju Jork. Fëmijët tanë dëgjojnë, këndojnë e kërcejnë shqip. Kjo është mënyra më e bukur për t’ua kaluar identitetin brezave. Mos harroni kush jeni, mësoni shqipen, dashuroni kulturën, respektoni Amerikën, por mos harroni rrënjët. Jetën e ndërtojmë këtu, identitetin e mbajmë brez pas brezi. Sot nisim një traditë të re. Le ta vazhdojmë çdo vit, duke i sjellë fëmijët këtu.” tha Kryetari i Shoqatës Shqiptaro Amerikane Naser Nika, organizatori kryesor  festivali të Parë Shqiptar  në Staten Island./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Milano në protestë: “Rama ik!”, jehon edhe thirrja “UÇK! UÇK!”

0
Nga Dashnim HEBIBI Arsim Mulliqaj: Shqipërisë i duhen drejtues me duar të pastra – “Të jemi të bashkuar si komb” MILANO, 20 shtator 2026– Zëri i...