Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë rikthen Shkollën Kombëtare të Bibliotekonomisë, një hap i rëndësishëm për formimin profesional dhe zhvillimin e mëtejshëm të bibliotekave në vend.
Shkolla Kombëtare e Bibliotekonomisë synon të pajisë punonjësit e bibliotekave me njohuri teorike dhe praktike në shkencën e bibliotekës dhe të informacionit, duke kontribuar në përgatitjen e një brezi të ri profesionistësh të bibliotekonomisë.
Programi i formimit profesional mbështetet në standardet ndërkombëtare dhe zhvillimet bashkëkohore të disiplinave akademike që lidhen me krijimin, organizimin, dokumentacionin, menaxhimin dhe komunikimin e informacionit.
Për më shumë mbi kriteret, afatet dhe kushtet e aplikimit, ndiqni link-un: https://bksh.al/…/133ab213-64a4-4d3e-a949-1ded4e87c70e.pdf










