Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

Pritja shtetërore për 112 vjetorin e Pavarësisë, Begaj apel partive politike për zgjedhjet në 2025-ën

by administrator
23:41 28/11/24
in Atdheu në objektiv
Pritja shtetërore për 112 vjetorin e Pavarësisë, Begaj apel partive politike për zgjedhjet në 2025-ën
0
SHARES
7
VIEWS
Share on Facebook

Me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë, të enjten në mbrëmje është zhvilluar edhe një ceremoni shtetërore e organizuar në Pallatin e Brigadave nga Presidenti Bajram Begaj. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama së bashku me bashkëshorten, si dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, personalitete dhe figura të shquara kombëtare, krerë të besimeve fetare, si dhe zyrtarë të lartë të administratës shtetërore.

Disa prej temave më të rëndësishme në fjalën përshëndetëse të Presidentit Begaj ishte nderimi për figurat që jetësuan pavarësinë e Shqipërisë, Integrimi i vendit në BE, forcimi i marrëdhënieve me SHBA-në dhe vendet perëndimore, rritja e bashkëpunimit me NATO-n në këto kohë shqetësimesh ndërkombëtare, si dhe zgjedhjet politike që pritet të zhvillohen në vitin 2025.

Presidenti theksoi rëndësinë e pasqyrimit të vlerave kombëtare dhe evropiane, duke i kujtuar klasës politike domosdoshmërinë e një dialogu të hapur me qytetarët dhe organizimin e zgjedhjeve shembullore. Sipas tij, në zgjedhjet parlamentare të 2025, në fokus duhet të jetë vetëm interesi i qytetarit.

Presidenti riafirmoi angazhimin e vendit për të mbështetur Kosovën në përpjekjet e saj për njohje ndërkombëtare dhe integrim evropian.

Pavarësia

“Në kohë të ndryshimeve të mëdha gjeopolitike, siç ishte fillimi i shekullit XX, në një botë kur pavarësia e një shteti të vogël dukej sa e parëndësishme, aq dhe e paarritshme, disa udhëheqës vizionarë, të drejtuar nga Ismail Qemali, nuk iu dorëzuan rrethanave, por krijuan momentin e tyre, momentin tonë, momentin e shtetit të ardhshëm të pavarur të shqiptarëve. Të udhëhequr nga dashuria për atdheun dhe ndjenja e përkatësisë evropiane, ata vendosën që: “Shqipëria të bahet më vehte, e lirë, e mosvarme”. Më 28 nëntor 1912 kombi shqiptar triumfoi pas shekujve qëndrese.”, theksoi Presidenti.

Sipas tij, sot dhe në nëntorët e pafund të lirisë, pavarësisë e zhvillimit të shtetit shqiptar, ne do t’u mbetemi mirënjohës atyre burrave e grave që patën guximin të ndryshojnë rrjedhën e historisë.

Presidenti theksoi se ata vendosën gurin e themelit më të rëndësishëm në historinë e vendit, duke u bërë arkitektët e shtetit tonë të pavarur.

“Pavarësia e shpallur 112 vite më parë ishte, njëkohësisht, realizimi i një ëndrre të hershme të një kombi që diti t’i qëndrojë si i tillë shekujve, me harmoninë e bashkëjetesën fetare, me pasurinë kulturore dhe i paasimiluar. Pavarësia e Shqipërisë mbetet në çdo nëntor agimi i ri i ëndrrave dhe simboli më i qartë i vendosmërisë shqiptare. Çdo nëntor është një rifillim dhe një vijim, në të cilin vazhdojmë të ndërtojmë me vendosmëri arritjet e një vendi që është pjesë e Evropës dhe që rilindi në 1912-ën si shtet i pavarur.”, theksoi Begaj në fjalën e tij.

Pavarësia dhe SHBA- BE

Sipas Presidentit, është pikërisht kjo dita dhe momenti ku duhet të falënderojmë mikun e aleatin tonë historik e strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen që i ka dhënë kombit shqiptar nga deklarimi i pavarësisë së Shqipërisë, në pavarësinë e Kosovës.

“U jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe partnerëve të tjerë për mbështetjen e pakursyer për ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, si dhe forcimin e institucioneve shqiptare, e veçanërisht atyre të drejtësisë. Shqiptarët janë trashëgimtarë të amanetit për pavarësi dhe premtimit për një Shqipëri të drejtë e të zhvilluar. Pavarësia mbetet përgjegjësi.”, theksoi Begaj.

Sipas tij, përkushtimi ynë i pakufishëm për një shoqëri të shanseve të barabarta e të shtetit të së drejtës vazhdon.

Presidenti shtoi se për gjithsecilin prej nesh është koha e angazhimeve të pakthyeshme, në të mirë të zhvillimit dhe begatimit të Shqipërisë.

“Sot, sfidë nuk është më vetëm mbrojtja e kufijve, por edhe siguria, drejtësia, ekonomia, arsimi, shëndetësia, teknologjia, demografia, kujdesi ndaj ambientit e mbi të gjitha, mirëqenia e qytetarëve tanë.

Të gjitha kërkojnë përkushtim dhe qartësi për modelin e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik. Pavarësia jonë matet me cilësinë e jetës së qytetarëve, me mundësitë që krijojmë për të rinjtë tanë dhe me vendosmërinë për të përmirësuar të sotmen dhe krijimin e një vizioni për një të nesërme premtuese për vendin.”, theksoi ai.

Zgjedhjet 2025

Presidenti vuri theksin te bashkimi për interesat kombëtare pasi atdhetarët patriotë të 1912-s, vite më parë, treguan guxim dhe vizion dhe lanë pas ndasitë për një qëllim dhe mision të madh: Shqipërinë e pavarur.

“Sot, më shumë se kurrë, politika duhet të ndjekë shembullin e tyre. Klasa politike duhet të jetë në një dialog të hapur me popullin, të dëgjojë shqetësimet, nevojat dhe ëndrrat e tij. Kthejini sytë nga ata që përfaqësoni! Zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë shembull i një faqeje të re, ku interesi i qytetarit dhe shërbimi publik ndaj tij vihet mbi gjithçka tjetër. Kjo është mënyra për të nderuar ata që shpallën pavarësinë dhe për të ndërtuar një Shqipëri që e meriton vendin në Evropë.”, ishte apeli i Presidentit për forcat politike në vend.

Sipas tij, hapja e kapitujve me Bashkimin Evropian është më shumë se një proces teknik, është një test i pjekurisë tonë kombëtare.

Ky proces, sipas tij, kërkon që të forcojmë institucionet, të mbështesim drejtësinë dhe SPAK-un, të përmirësojmë cilësinë e jetesës së qytetarëve tanë dhe të ndërtojmë një Shqipëri të denjë për shqiptarët dhe për familjen evropiane.

“Bota e sotme po përballet me sfida të mëdha. Pjesë e tyre janë luftërat e konfliktet e pranishme në kufijtë e Evropës Lindore, në Lindjen e Mesme, dhe jo vetëm. Në një botë të trazuar, roli ynë nuk është më një vend i vogël që ndjek këto zhvillime, por një vend që kontribuon dhe frymëzon. Ne jemi besnikë ndaj përkatësisë sonë Euroatlantike e vlerave që ajo përfaqëson dhe do të mbetemi pakthyeshmërisht të angazhuar që Shqipëria të vazhdojë të jetë kontribuuese aktive për paqen, stabilitetin dhe dialogun në rajonin tonë dhe më gjerë. Me qartësinë në vlerat që mbrojmë dhe të bashkuar në aleancat e popujve demokratikë, sfidat nuk janë të patejkalueshme. 112 vite më parë, të parët tanë i kapërcyen ato për të na dhënë pavarësinë që gëzojmë sot. Ne kemi sfidat tona, por kemi edhe forcën, mençurinë dhe pjekurinë për t’i përballuar ato.”, theksoi Begaj.

Sipas tij, Shqipëria është më shumë se kufijtë e saj, sepse Shqipëria është qytetarët e saj, që jetojnë në çdo cep të globit e transmetojnë vlerat e kulturën tone dhe se “ata tashmë janë faktorë në jetën sociale, kulturore e politike, kudo ndodhen”.

Kosova

Lidhur me Kosovën Presidenti nënvizoi se ne si komb, dy shtetet tona, Shqipëria e Kosova, duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë fuqi që kemi dhe ta përdorim në shërbim të aleancave që forcojnë rolin tonë në arenën ndërkombëtare.

“Kosova ka pasur, ka dhe do të këtë kurdoherë mbështetjen e Shqipërisë. Ajo do të ketë mbështetjen e gjithhershme për njohje të reja dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, si dhe arritjen e objektivave të përbashkëta, përfshirë edhe anëtarësimin në BE. Republika e Kosovës është realitet që nuk ndryshon e faktor paqeje në rajon.”, nënvizoi Begaj.

Sipas tij, nga udhëtimi ynë për  pavarësi, deri tek udhëtimi ynë drejt Evropës, sot është momenti për të nderuar të kaluarën, për të festuar të tashmen dhe për t’u angazhuar me përgjegjshmëri për të ardhmen./rtsh.al/

 

 

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh