BallinaAtdheuGashi: Për shqiptarët, ata janë dhe mbeten çlirimtarë të Kosovës

Gashi: Për shqiptarët, ata janë dhe mbeten çlirimtarë të Kosovës

-

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka reaguar pas dënimit me 81 vite burgim në total, të dhënë nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Gashi shprehet se asnjë verdikt nuk mund të mohojë, sipas tij, rolin që katër ish-drejtuesit e UÇK-së kanë pasur në historinë e Kosovës.

“Për popullin shqiptar, ata janë dhe mbeten çlirimtarë të Kosovës”, shkruan Gashi, duke vlerësuar luftën e UÇK-së dhe sakrificën e atyre që morën pjesë në të.

Ai thekson gjithashtu se aktgjykimi i sotëm është i shkallës së parë dhe se “beteja për drejtësi vazhdon”.

Asnjë verdikt nuk mund ta mohojë faktin se Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi i përkasin një kapitulli të lavdishëm të historisë së Kosovës.

Në kohën kur liria e Kosovës dhe paqja e stabiliteti i rajonit ishin ende një ideal për të cilin duhej luftuar, ata patën guxim të angazhohen dhe ta marrin mbi vete përgjegjësinë historike për ta sjellë lirinë te populli i tyre.

Për popullin shqiptar, ata janë dhe mbeten çlirimtarë të Kosovës. Lufta e UÇK-së, sakrifica dhe vetëmohimi i atyre që e udhëhoqën dhe ishin pjesë e saj janë vetë rruga që çoi në lirinë e Kosovës dhe në një epokë të re paqeje e stabiliteti në rajon.

Aktgjykimi i sotëm është i shkallës së parë, ndërsa beteja për drejtësi vazhdon. 

Andaj, sot është dita të qëndrojmë bashkë, me dinjitet e qetësi dhe të dëshmojmë se mendjet dhe zemrat tona janë pranë çlirimtarëve dhe familjeve të tyre.

Sepse Kosova e lirë ishte beteja më e vështirë dhe ata e fituan. Sepse Kosova e lirë është dëshmia e atij brezi që guxoi ta ëndërronte lirinë dhe njëkohësisht ngushëllimi që duhet të na mbajë të fortë përballë vendimit të sotëm dhe sfidave të tjera”, shprehet Gashi.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vjet burgim, ndërsa ish-kryeparlamentari dhe zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, është dënuar gjithashtu me 25 vjet burgim. Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Arsenali nuk heq dorë

0
Arsenali po vazhdon kontaktet me rrethin e Rodrygos, teksa braziliani mbetet një nga objektivat e klubit anglez për krahun e majtë të sulmit, raporton...