BallinaAtdheuBritania e Madhe bën thirrje për qetësi pas vendimit të Dhomave të...

Britania e Madhe bën thirrje për qetësi pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës

-

Prishtinë – Ambasada Britanike në Prishtinë ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke bërë thirrje për qetësi, përmbajtje dhe reagime paqësore.

Ministri britanik për Evropën, Lord Wood of Anfield, deklaroi se Mbretëria e Bashkuar respekton pavarësinë e Dhomave të Specializuara dhe procesin e tyre gjyqësor.

“Mbretëria e Bashkuar respekton pavarësinë e Gjykatës dhe procesin e saj gjyqësor”, tha Wood, duke theksuar se Londra mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë, llogaridhënies dhe pajtimit në rajon.

Sipas tij, vendimi i Gjykatës lidhet me përgjegjësinë individuale të personave të përfshirë dhe nuk duhet të interpretohet si një qëndrim ndaj shtetësisë apo sovranitetit të Kosovës.

“Aktgjykimi nuk është një gjykim për shtetësinë, sovranitetin apo të drejtën e Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e saj”, u shpreh ministri britanik.

Ai nënvizoi gjithashtu se gjetjet e Gjykatës kanë të bëjnë me individë dhe paralajmëroi që ato të mos përdoren për të nxitur tensione ndërmjet komuniteteve apo në rajon.

“Udhëheqësit politikë dhe figurat publike kanë përgjegjësi të promovojnë qetësinë, të sigurojnë që çdo reagim të mbetet paqësor dhe të vendosin sigurinë e njerëzve në radhë të parë”, deklaroi Lord Wood.

Ambasada Britanike në Prishtinë bëri të ditur se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët në rajon, me synimin për të mbështetur paqen, drejtësinë dhe një të ardhme të sigurt e të begatë për të gjitha komunitetet.

Reagimi britanik vjen në një moment kur vendimet e Dhomave të Specializuara të Kosovës kanë shkaktuar vëmendje të madhe publike dhe politike, ndërsa autoritetet dhe figurat publike janë ftuar që reagimet ndaj tyre t’i mbajnë brenda kornizës paqësore dhe institucionale./TCH

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Arbëreshët e Italisë vizitojnë Gjirokastrën

0
Gjirokastra ka mirëpritur këtë të mërkurë një grup prej rreth 40 arbëreshësh nga Piana degli Albanesi, në Sicili. Vizita e tyre në qytetin e...