Në prag të ditës së nesërme, mendja dhe zemra jonë janë në Hagë.
Lutemi dhe shpresojmë që nesër të triumfojë drejtësia dhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi t’i rikthehen lirisë, familjeve të tyre dhe Kosovës.
UÇK-ja është pjesë e historisë së Kosovës dhe e luftës së saj për liri.
Qoftë nesër një ditë gëzimi dhe shprese për familjet e tyre dhe për mbarë popullin shqiptar, që e pret këtë vendim me zemër dhe me besim te drejtësia.
Me respekt,
Ansambli i Këngëve dhe Valleve “TROJET”










