Situata pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë nuk është e qetë, pak orë para shpalljes së verdiktit final për Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin. Gazetarja e cila po raporton nga vendi i ngjarjes, ka bërë të ditur se policia holandeze u ka kërkuar në mënyrë të përsëritur protestuesve të largohen nga hapësira pranë selisë së gjykatës dhe të zhvendosen në parkun e përcaktuar për tubime.
Policia ka paralajmëruar se, në rast se urdhrat nuk respektohen, mund të përdoret edhe forca. Pavarësisht thirrjeve për qetësi, Mujku thotë se disa protestues kanë fyer policinë, duke shkaktuar edhe një përplasje verbale. Në Hagë tashmë janë mbledhur qytetarë dhe mbështetës të ish-drejtuesve të UÇK-së, ndërsa pritja vazhdon për shpalljen e vendimit përfundimtar ndaj katër të akuzuarve./BS










