Qeveria e re e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, do të mbajë sot mbledhjen e saj të parë.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, mbledhja e parë e Qeverisë Kurti IV do të nisë në orën 10:00 dhe do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Kjo është mbledhja e parë e kabinetit të ri qeveritar pas zgjedhjes së Qeverisë Kurti IV. Kabineti i ri qeveritar u betua dje në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku pro qeverisë së re votuan 62 deputetë, transmeton rtsh.










