BallinaDiasporaKryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha priti kryetaren e Akademisë së Shkencave...

Kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha priti kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës Akademike Justina Shiroka-Pula

-

Një takim shumë i përzemërt dhe i frytshëm mes kryetarit të Vatrës Dr. Elmi Berisha dhe kryetares së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula. Temë e takimit ishte situata aktuale politike në Kosovë, si dhe zgjerimi e institucionalizimi i bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”. Gjatë takimit u diskutua për mundësinë e ndërtimit të një bashkëpunimi afatgjatë në fushën e hulumtimit dhe dokumentimit të figurave kombëtare, si dhe për projekte të përbashkëta që ndriçojnë rolin dhe kontributin historik të “Vatrës” në historinë kombëtare shqiptare. Kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha shprehu falënderime dhe mirënjohje për punën e jashtëzakonshme kërkimore-shkencore të institucionit më të lartë shkencor në Kosovë dhe çmoi lidershipin e vizionin e Akademikes Justina Shiroka-Pula.

Një vëmendje e veçantë në takim iu kushtua edhe rolit dhe kontributit të “Vatrës” në mbështetjen e çështjes së Kosovës dhe në rrugën drejt pavarësisë së saj, si pjesë e një trashëgimie të rëndësishme politike, kulturore dhe kombëtare. Bashkëpunimi mes Vatrës dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës do të synojë gjithashtu forcimin e lidhjeve me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, promovimin e vlerave kombëtare dhe kulturore, si dhe angazhimin e brezave të rinj në ruajtjen dhe përcjelljen e kësaj trashëgimie patriotike.

Takimi i përzëmërt shënoi një hap të rëndësishëm drejt krijimit të urave të reja të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike të Kosovës dhe “Vatrës”, në shërbim të dijes, kulturës, historisë dhe interesit kombëtar shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e trojet etnike. /GD

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Takim i përbashkët i KMSHZ-së me xhamitë e regjionit të Zürichut...

0
Në vazhdën e takimeve të KMSHZ-së me xhamitë në Zvicër, sot në Xhaminë e Schlierenit u mbajt takimi i radhës me përfaqësues të xhamive...