BallinaEKSKLUZIVENew York-u, nis 25-vjetorin e 11 Shtatorit: Kullat Binjake kthehen në qiell...

New York-u, nis 25-vjetorin e 11 Shtatorit: Kullat Binjake kthehen në qiell me 2.977 drita

-

Video : https://youtu.be/VKtqN_i-bNQ?is=seoy9gTjLyYtazW6

Nga Beqir SINA – New York

Një ceremoni në memorialin e 11 shtatorit në Nju-Jork, pritet të marrin pjesë të gjithë presidentët ende në jetë të SHBA-së, me përjashtim të Donald Trumpit

New York-u, u zgjua sot, 11 shtator 2026, me heshtjen e nderimit. Një çerek shekulli pas sulmeve që rrënuan Kullat Binjake dhe morën jetën e afër 3.000 njerëzve, qyteti fillon ditën e kujtimit me ceremoninë zyrtare në Memorial Plaza.

Mbrëmë, para se të niste dita e 25-vjetorit, qielli mbi New York Harbor, u ndriçua nga një spektakël i rrallë.

2.977 dronë një dritë për çdo jetë të humbur më 11 shtator 2001 u ngritën nga Governors Island dhe rikrijonin siluetën e Kullave Binjake në shkallë të plotë arkitekturore

Instalimi, i titulluar “2,977 Lights Over New York Harbor”, u krijua në bashkëpunim me familjet e viktimave, të mbijetuarit dhe shpëtimtarët e parë. Dronët fillimisht u mblodhën në një heliks që ngjitej lart, pastaj u bashkuan në konturet e njohura të dy kullave.

Ato qëndruan disa minuta mbi ujë, pranë rrezeve tradicionale të “Tribute in Light”.

Sot, që nga ora 8:40 e mëngjesit, familjarët lexojnë emrat e 2.977 viktimave të vitit 2001 dhe të atyre të sulmit të 1993. Shtatë momente heshtjeje ndalin kohën: të parët në 8:46 dhe 9:03, kur avionët goditën kullat veriore e jugore, dhe për herë të parë një moment i shtatë për ata që vdiqën më vonë nga sëmundjet e shkaktuara nga pluhuri toksik i Ground Zero.

Në muzg, dy rrezet e fuqishme të dritës do të ngrihen sërish mbi Manhattanin e Poshtëm, siç kanë bërë çdo vit që nga 2002.

Memorialet nëpër pesë lagjet e qytetit do të ndizen me blu.

Për New Yorkun, ky 25-vjetor nuk është vetëm kujtim i dhimbjes. Është premtimi që asnjë jetë e humbur nuk do të harrohet edhe kur një gjeneratë e tërë është rritur pa i parë kurrë kullat në qiell.

Drita e mbrëmshme e dronëve e tregoi qartë kujtesa nuk është vetëm emër i lexuar. Është dritë e shpirtërave që ngrihen sërish, mbi qiellin e New Yorkut.

Video : https://youtu.be/VKtqN_i-bNQ?is=seoy9gTjLyYtazW6

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

TIA investon 2 milionë euro për modernizimin e operimeve në pistë

0
46 mjete të reja i shtohen flotës së Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, me fokus te efikasiteti, siguria dhe përmirësimi i shërbimit ndaj pasagjerëve Tiranë –...