Përgatiti Dashnim HEBIBI
Bern, 5 shtator 2026 – Në Bern të Zvicrës, më 5 shtator 2026, u mbajt Kuvendi i Katërt Zgjedhor i Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Zvicër (LSHPMBZ-Luginas), ku në krye të këtij organizimi u zgjodh atdhetari i njohur Fadil Selmani, veprimtar që jeton dhe vepron në Zvicër. Zgjedhja e Selmanit në këtë detyrë shënon vazhdimin e angazhimit të tij në shërbim të komunitetit shqiptar në Zvicër dhe veçanërisht të shqiptarëve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci. Në mandatin e ri, ai ka paralajmëruar vazhdimin e projekteve dhe aktiviteteve të LSHPMBZ-Luginas, duke vënë theks të veçantë në forcimin e organizimit, digjitalizimin, projektet konkrete dhe mbrojtjen e të drejtave dhe identitetit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Pas zgjedhjes së tij, Fadil Selmani ka përcjellë përmes rrjeteve sociale një mesazh falënderimi dhe njëkohësisht ka shpalosur vizionin dhe angazhimet e tij për mandatin e ri.
Deklarata e plotë e Fadil Selmanit:
Të dashur Miq !
Përmes këtij shkrimi, dua t’ju shprehi faleminderimet e përzemërta Shoqatave të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Zvicër (LSHPMBZ-Luginas), për besimin e dhënë në mandatin e ri si Kryetar i saj akorduar në Kuvendin e katër zgjedhorë mbajtur në Bern me 5 shtator 2026! Me kët rast faleminderoi të gjitha kryesit paraprake për punën e bërë, duke konfirmuar vendosmërin time si dhe kryesis për t’arritë aty ku ne synojmë si komunitet i rëndësishëm në Shtetin Helvetikë ! Faleminderoi Ambasadat tona të nderuara, Shqipëris, Kosovës dhe Maqedonis të Veriut në Zvicër, gjegjësisht Shkëlqësit e tyre Z. Ermal Dredha, Mentor Latifi dhe Rexhep Demiri për përkrahjen e tyre të dëshmuar në vazhdimësi qysh nga themelimi i saj me 20 tetor 2021, në Zürich të Zvicrës !
Një faleminderim i veçant shkon për Sekretarin e Parë pran Ambasadës të Republikës të Shqipëris në Bern të Zvicrës Z.Valon Gashi, për kontributin e tij të madhë në forcimin e kësaj lidhje, në kuadër të së ciles bëjnë pjesë 24 shoqata të PMB në Ch !
Jamë i vetëdishem mbi rolin dhe rëndësin që ka ky organizim i paparaparë deri më tani për shqiptarët në mërgatë, ku impakti i saj ka ndikim jo vetëm në shtetin ku jetojmë, por drejtpërdrejtë edhe në proçeset për atdheun tonë, me theks të veçant në mbrojtjen e të drejtave dhe identitetit të cënguar skajshmërisht nga politikat hegjemoniste të sërbis, ndaj Shqiptarëve Autokton në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc !
Si rikryesues i saj, do të vazhdoi punën me dinamikë të shtuar ndërmarë nga mandati i tretë i kryesis kryesuar nga AQB, si në digjitamizimin, platformën Altak dhe projektet konkrete dhe kuptohet se do të qëndroi i paanëshëm në aspektin politikë, pa ndërhyrje e as interferenca në punët e mbrendëshme të shoqatave anëtare të lidhjes në fjalë ! Objektivë tjetër me rëndësi të veçant është realizimi i projektit të filluar për « Ndërtimin e Shtëpis për Familjen e Dëshmorit të Kombit Florim Rushiti-Kingji » në Kapit të Medvegjës, për të cilin jamë i angazhuar me ekipin timë pran SOS Medvegjë-Çamëri !
Si veprim i parë në postin e Kryetarit të LSHPMBZ Luginas Ch, nesër më 12 shtaror 2026, në Prishtinë do të marë pjesë në Marshin për Liri dhe Drejtësi për udhëheqësit e UÇK, që tani e gjashtë vite mbahen në Hagë dhe të cilët i presim të shpallen të pafajshëm më 16 shtator 2026, duke na u ktheher në Kosovë faqebardhë !
Më kët rast ju bëjë thirrje atdhetarëve kudo që janë, me theks të veqant atyre të Dardanis Veri Lindore, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, të marin pjesë nesër në Prishtinë dhe të mërkurën në Hagë në përkrahje të UÇK së dhe djemëve të saj !
Me Respekt,
Fadil Selmani Kapiti
Kryetar i LSHPMBZ Luginas Ch,
Kryetar i Asociacionit SOS Medvegjë Çamëri Ge Ch,
Kryetar i Shoqatës Patriotike Çamëria Kosovë Zvicër,
Antarë i Kryesis KShGj Ch,
Bashkthemelues dhe anëtarë i Shoqatës Humanitare Medvegja në Zvicër,
Anëtarë i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë !
Atdheu mbi të gjitha !
Zoti na ndihmoft!
Krenarë.
Me moton “Atdheu mbi të gjitha!”, Fadil Selmani e nis mandatin e ri me një mesazh të qartë dhe një zotim të fuqishëm: të punojë me përkushtim, dinjitet dhe vendosmëri për forcimin e unitetit të shqiptarëve në mërgatë, ruajtjen e identitetit kombëtar dhe mbështetjen e vazhdueshme të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Për të, angazhimi kombëtar nuk është vetëm një fjalë, por një përgjegjësi që kërkon punë, sakrificë dhe veprim. Në këtë frymë, LSHPMBZ-Luginas, nën drejtimin e ri, synon të dëshmojë se mërgata shqiptare nuk është vetëm një komunitet që jeton larg atdheut, por një forcë e organizuar, e bashkuar dhe e gatshme të kontribuojë fuqishëm për të ardhmen e shqiptarëve dhe të trojeve të tyre. “Atdheu mbi të gjitha!” – mbetet mesazhi që shoqëron fillimin e këtij mandati të ri. Suksese.










