BallinaDiasporaBerisha: Për vete s’kam më çfarë të fitoj, beteja ime është largimi...

Berisha: Për vete s’kam më çfarë të fitoj, beteja ime është largimi i Ramës. E shndërroi drogën në filozofi qeverisje

-

Sali Berisha thotë se pas rikthimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, objektivi i tij kryesor politik mbetet largimi i Edi Ramës nga pushteti. Në një intervistë nga New Jersey për gazetarin Çim Peka, Berisha e cilësoi këtë si një betejë “jetike” për Shqipërinë, duke akuzuar qeverinë Rama për dëme të rënda demografike dhe ekonomike.

“Për vete, jo absolutisht. Në betejë po. Në betejë largimin e Edi Ramës. Largimi i Edi Ramës është jetik. Domethënë, ky është një regjim që në disa aspekte janë lule, dëmet që i ka bërë diktatura komuniste me këtë që po i bën diktatura e drogës”. Berisha u ndal veçanërisht te zhvillimet demografike, duke thënë se pasojat e politikave të qeverisë do të kërkojnë dekada për t’u rikuperuar. ”Duhen 50 vite për të pasur treguesin e lindshmërisë që kishim para këtyre viteve. Po kjo është e tmerrshme. Për të arritur tek lindshmëria e para narkoshtetit, duhen edhe 40-50 vite. Kështu që nuk mund të largohet kush nga kjo front, nga kjo betejë”.

Kreu i PD-së akuzoi gjithashtu Ramën se e ka kthyer drogën në një mënyrë qeverisjeje dhe kritikoi ndërhyrjen e kryeministrit në një konflikt pronësie mes biznesmenësh. ”Ne duhet të bëjmë gjithçka ta largojmë këtë njeri që e shndërroi drogën në filozofi qeverisjeje. Ky po përfundon bandit, më i keq se ata që i mbështet”, transmeton kjone.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

SUKSES I RI EVROPIAN PËR UNT

0
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup bëhet zyrtarisht partner në projektin madhor evropian Co4RES (Coordinated Control for Renewable Energy Systems), i financuar nga Komisioni Evropian...