BallinaFoto LajmMijëra drita në qiellin e Nju Jorkut, kështu përkujtohet 25-vjetori i sulmeve...

Mijëra drita në qiellin e Nju Jorkut, kështu përkujtohet 25-vjetori i sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 

-

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026.

Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

Pamjet nga prova tregojnë qiellin e Nju Jorkut të mbushur me qindra pika drite, të cilat lëvizin në mënyrë të sinkronizuar dhe formojnë figura të ndryshme. Spektakli pritet të jetë pjesë e aktiviteteve për 25-vjetorin e sulmeve, një prej ngjarjeve më tragjike në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona.

Shfaqja me dronë synon të ofrojë një mënyrë moderne dhe simbolike për të përkujtuar viktimat dhe për të mbajtur gjallë kujtesën e 11 Shtatorit, ndërsa qyteti përgatitet për përvjetorin e 25-të të ngjarjes, transmeton tch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

NIS EDIZIONI I DYTË I EXPO ARBËRIA NË SPEZZANO ALBANESE

0
Nga 18 deri më 20 shtator 2026, takimi që feston historinë, artin, ushqimin, verën dhe traditat e komuniteteve me origjinë shqiptare. SPEZZANO ALBANESE. Një festival...