Është mbyllur protesta e 103 e qytetarëve kundër qeverisë.
Me thirrjet “Nesër më shumë”, u mbyll dhe tubimi për këtë natë. Kujtojmë se ditën e shtunë është paralajmëruar një protestë e madhe, ku diaspora do të protestojë në Tiranë. Në fund, protestuesit kënduan këngë patriotike.
Edhe gjatë mbrëmjes së sotme kishte thirrje të forta kundër keqqeverisjes, si dhe u kërkua largimi i Ramës dhe i qeverisë së tij.
“Ciao Rama, ciao ciao ciao”, ishte kënga e kënduar në fund nga protestuesit, transmeton BWeb.










