BallinaSportiSan Marino – Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët shqiptarë

San Marino – Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët shqiptarë

-

Kanë dalë në shitje biletat e rezervuara për tifozët shqiptarë për ndeshjen San Marino – Shqipëri, e vlefshme për UEFA Nations League – Liga C, që do të zhvillohet më 29 shtator 2026, në stadiumin e San Marinos. Tifozët shqiptarë që dëshirojnë të ndjekin Kombëtaren në këtë sfidë në transfertë mund të blejnë biletat për sektorët e dedikuar për tifozerinë mike.

Sektorët për tifozët shqiptarë ndodhen në Tribunën SUD, e cila në platformën e shitjes së biletave është e përcaktuar si “Albania”.

Si të blini biletën?

Procedura e blerjes është e njëjtë me atë të ndjekur për ndeshjet e Kombëtares. Tifozët duhet të hyjnë në platformën zyrtare të shitjes së biletave, të krijojnë një llogari duke përdorur adresën e email-it dhe më pas të përzgjedhin vendet që dëshirojnë në sektorët e dedikuar për tifozerinë shqiptare.

Biletat San Marino – Shqipëri

San Marino – Shqipëri
29 shtator 2026
UEFA Nations League – Liga C
Stadiumi i San Marinos
Tribuna SUD – “Albania”

FSHF fton tifozët shqiptarë që do të jenë në San Marino të përkrahin Kombëtaren dhe të krijojnë një atmosferë sa më të bukur në mbështetje të Shqipërisë./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Beppe Ghisolfi viziton Bibliotekën Kombëtare, dhuron libra dhe forcon urat kulturore...

0
Tiranë, 10 shtator, 2026 – Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë pati sot një mysafir të veçantë. Bëhet fjalë për Beppe Ghisolfin, personalitet të njohur të...