BallinaDiasporaKosova përkujton viktimat e 11 Shtatorit në Ambasadën amerikane në Londër

Kosova përkujton viktimat e 11 Shtatorit në Ambasadën amerikane në Londër

-

Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, ishte i pranishëm sot në ceremoninë përkujtimore të organizuar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Londër, me rastin e 25-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit. Në këtë ceremoni siç mëson helveticALforum.ch mori pjesë edhe ambasadori i Kosovës, i cili shprehu solidaritetin dhe respektin e thellë për viktimat e sulmeve terroriste, familjet e tyre dhe popullin amerikan. Me rastin e kësaj ceremonie, ambasadori Demiri e përshkroi pjesëmarrjen e tij si një moment të rëndësishëm për të nderuar kujtimin e mijëra viktimave të tragjedisë së 11 Shtatorit.

“25 vjet më pas, kujtimi i 11 Shtatorit mbetet një kujtesë e fuqishme për rëndësinë e solidaritetit, paqes dhe bashkëpunimit të përbashkët në përballjen me terrorizmin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta”, u shpreh ambasadori Demiri.

Gjatë ceremonisë, ai i përcolli Ambasadorit të SHBA-së në Mbretërinë e Bashkuar, Warren A. Stephens, mesazhin e solidaritetit dhe respektit të Kosovës ndaj viktimave dhe familjeve të tyre. Pjesëmarrja e përfaqësuesve diplomatikë të Kosovës në këtë ceremoni vjen si shenjë e lidhjeve të ngushta dhe partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe e angazhimit të përbashkët për paqe, siguri dhe luftën kundër terrorizmit. 25 vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit, përkujtimi i kësaj dite vijon të mbetet një moment reflektimi ndërkombëtar dhe një thirrje për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve në mbrojtje të paqes dhe vlerave demokratike, transmeton HelveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Beppe Ghisolfi viziton Bibliotekën Kombëtare, dhuron libra dhe forcon urat kulturore...

0
Tiranë, 10 shtator, 2026 – Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë pati sot një mysafir të veçantë. Bëhet fjalë për Beppe Ghisolfin, personalitet të njohur të...