BallinaSportiKosova gati për Grand Slamin e Budapestit, pesë xhudistë në kërkim të...

Kosova gati për Grand Slamin e Budapestit, pesë xhudistë në kërkim të suksesit

-

BUDAPEST – Kanë mbetur vetëm 24 orë deri në nisjen e Grand Slamit të xhudos në Budapest të Hungarisë, një prej turneve më të rëndësishëm të kalendarit ndërkombëtar të këtij sporti. Kosova do të jetë pjesë e këtij eventi me pesë xhudistë, të cilët do të synojnë paraqitje sa më të mira përballë elitës botërore. Garat për ekipin kosovar nisin të premten, nga ora 10:00. E para në tatami do të zbresë Fatjona Kasapi, e cila do të garojë në kategorinë deri në 52 kilogramë. Pas saj, në kategorinë deri në 57 kilogramë, do të paraqitet Flaka Loxha. Të shtunën radha do t’u takojë tre xhudistëve të tjerë kosovarë. Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Dardan Cena do të kërkojnë rezultate pozitive në një konkurrencë të fortë ndërkombëtare. Ekipi i Kosovës në Budapest do të drejtohet nga kryemjeshtri Driton Kuka dhe trajnerja Majlinda Kelmendi, dy figura kyçe të suksesit të xhudos kosovare në arenën ndërkombëtare. Përfaqësuesit e Kosovës hyjnë në këtë garë me ambicie të qarta: të përballen denjësisht me emrat më të mirë të xhudos botërore dhe të luftojnë për rezultate sa më të larta. Grand Slami i Budapestit pritet të sjellë përballje të forta dhe një konkurrencë të nivelit të lartë, ndërsa xhudistët kosovarë do të kenë mundësinë të dëshmojnë edhe një herë potencialin e tyre në skenën ndërkombëtare. Me pesë garues në tatami dhe me një staf teknik me përvojë, Kosova synon të lërë gjurmë edhe në Budapest, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Botërori 2030, finalja do të luhet në Marok? Stadiumi do të...

0
Finalja e Kupës së Botës 2030 pritet të zhvillohet në Marok, në një stadium gjigant që po ndërtohet në provincën Benslimane. Lajmi është bërë publik...