BallinaDiasporaAmbasadori Ylber Sela – një zë i fuqishëm i përfaqësimit dhe bashkëpunimit

Ambasadori Ylber Sela – një zë i fuqishëm i përfaqësimit dhe bashkëpunimit

-

Screenshot

Përgatiti Dashnim Hebibi

Berlin – Me ftesë të Shkëlqesisë së Tij, Prof. Dr. Ylber Sela, Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën Federale të Gjermanisë, u zhvillua në Berlin një pritje solemne me rastin e 35-vjetorit të Pavarësisë së vendit. Në këtë ngjarje të rëndësishme mori pjesë edhe një delegacion nga Struga, i përbërë nga Sekretari i Myftinisë së Strugës, H. Shefit ef. Ajredini, dhe Imami i Xhamisë “Mustafa Çelebi”, H. Jusuf ef. Hajrullahu. Vizita në Berlin ishte edhe një mundësi për të përcjellë mesazhin e respektit dhe të bashkëpunimit institucional. Në emër të Kryetarit të BFI-së së RMV-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, dhe të Myftinisë së BFI-së Strugë, Ambasadorit Prof. Dr. Ylber Sela iu dorëzua një Mirënjohje, në shenjë vlerësimi për bashkëpunimin, përkushtimin dhe kontributin e tij.

Prof. Dr. Ylber Sela, përmes angazhimit të tij diplomatik në Berlin, përfaqëson një figurë që i kushton rëndësi komunikimit, bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve ndërinstitucionale. Në një kohë kur lidhjet mes institucioneve dhe bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit marrin rëndësi të veçantë, diplomacia kërkon jo vetëm përfaqësim, por edhe afërsi, mirëkuptim dhe dialog të vazhdueshëm. Në shenjë respekti, Ambasadori Sela e nderoi delegacionin me një dhuratë simbolike nga Berlini, gjest që u prit me mirënjohje dhe konsideratë të veçantë. Takimi në Berlin dëshmoi edhe një herë se bashkëpunimi ndërinstitucional, respekti i ndërsjellë dhe komunikimi i drejtpërdrejtë janë vlera që i shërbejnë jo vetëm institucioneve, por edhe qytetarëve dhe bashkatdhetarëve tanë kudo që jetojnë. Për këtë pritje dhe mikpritje të veçantë shprehet mirënjohje ndaj Ambasadorit Prof. Dr. Ylber Sela, me urimin që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tej, në të mirë të institucioneve, bashkatdhetarëve dhe shoqërisë sonë.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Plani franko gjerman drejt miratimit, plani që favorizon Shqipërinë

0
Gjermania dhe Franca kanë gati dokumentin për reformimin e shërbimit të jashtë të BE, që do të lehtësonte zgjerimin e Unionit me vende kandidate...