Sulmuesi anësor 30-vjeçar, pas një sezoni të kaluar te skuadra e Prishtinës, ka vendosur të transferohet te ekipi nga Bellinzona, i cili garon në ligën e tretë të Zvicrës.
Kadriu gjatë karrierës së tij deri më tani ka qenë pjesë e skuadrave si Shkupi, Renova, Rabotniçki dhe Struga TL në Maqedoninë e Veriut. Ai gjithashtu ka luajtur edhe për klube jashtë vendit, në Kosovë, Shqipëri, Kazakistan dhe Azerbajxhan./K.Goca/BS










