BallinaDiasporaPresidenti Begaj në Oslo, mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës së Mbretit...

Presidenti Begaj në Oslo, mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës së Mbretit Harald V të Norvegjisë

-

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e Lamtumirës së Fundit të Mbretit të Norvegjisë, Madhërisë së tij, Harald V.

Kreu i Shtetit ishte i pranishëm në shërbesën e mbajtur në Katedralen e Oslos pas një procesioni solemn të nisur nga Pallati Mbretëror, ku morën pjesë monarkë dhe liderë nga gjithë bota.

Presidenti i Republikës, pasi kreu homazhe, i shprehu Madhërisë së Tij, Mbretit Hakoon VIII, Familjes Mbretërore dhe popullit të Norvegjisë, ngushëllime të përzemërta për ndarjen nga jeta të Mbretit Harald V.

“Mbreti Harald V ia kushtoi jetën shërbimit ndaj Norvegjisë dhe popullit të saj. Ai mishëroi vazhdimësinë, unitetin dhe vlerat e shoqërisë norvegjeze, duke fituar respektin dhe dashurinë e qytetarëve të tij.

I shpreha ngushëllimet e mia dhe  të popullit shqiptar Familjes Mbretërore dhe popullit norvegjez, duke nderuar kujtimin e Mbretit Harald V dhe kontributin e tij të çmuar në shërbim të vendit të tij”, – vlerësoi Presidenti Begaj, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shkodra bëhet sërish strehë e poezisë shqipe

0
“Gratë Frymojnë Vlera” organizon Festivalin e VI-të Mbarëshqiptar të Poeteshave Shkodër – Poezia shqipe do të bashkojë edhe një herë zërat e grave krijuese nga...