BallinaDiasporaNJË FILLIM I RI – ME NJË ENERGJI TË RE!

NJË FILLIM I RI – ME NJË ENERGJI TË RE!

-

Të premten filluam provat tona në sallën e re në Wiesendangen dhe që në takimin e parë u ndje një entuziazëm i veçantë, një vullnet dhe një energji e re mes anëtarëve tanë.

Buzëqeshjet e fëmijëve, dëshira prindërve dhe vet atyre për të mësuar dhe gëzimi me të cilin hynë në vallen shqiptare na dhanë kënaqësi të madhe, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi edhe më të madhe.

Screenshot

Sepse kur i sheh këta fëmijë të vegjël, të lindur e të rritur larg vendlindjes së prindërve dhe gjyshërve të tyre, por që dëshirojnë të ecin shqip, të vallëzojnë shqip, të këndojnë shqip dhe ta duan kulturën shqiptare, atëherë e kupton edhe më shumë rëndësinë e punës sonë.

Kjo gjeneratë e re është vazhdimësia jonë.

Për ta dhe së bashku me ta, ne kemi obligimin që ta vazhdojmë rrugëtimin tonë, duke ua përcjellë vallen, këngën, gjuhën, traditat dhe dashurinë për rrënjët tona.

Salla është e re, energjia është e re, por misioni ynë mbetet i njëjtë:

Ta ruajmë dhe ta përcjellim kulturën shqiptare nga një brez te tjetri!

SH.K.A. “DARDANIA” – Winterthur

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

0
Përtej brigjeve spanjolle, ekspertët e udhëtimit rekomandojnë tre destinacionet më të mira për të shijuar pushimet, edhe pas përfundimit të muajit gusht, shkruan media...