BallinaDiasporaVizita e Sali Berishës në SHBA – Ndryshon vendi i takimit me...

Vizita e Sali Berishës në SHBA – Ndryshon vendi i takimit me komunitetin shqiptar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lideri i PD është pritur në aeroportin e Nju Jorkut nga bashkatdhetarë dhe përfaqësues të diasporës. Në kuadër të kësaj vizite, Berisha do të zhvillojë një takim të zgjeruar me komunitetin shqiptaro-amerikan në New Jersey.

Aktiviteti do të mbahet ditën e dielë, më 6 shtator, në orën 10:00 sipas orës lokale amerikane (16:00 me orën e Tiranës), në ambientet e “Venetian Palace” në New Jersey. Vizita e kryedemokratit në SHBA vjen në një moment mjaft delikat dhe vendimtar për zhvillimet politike në Shqipëri. Prania e tij në Konventën Kombëtare të Republikanëve më 9-10 shtator shënon një zhvillim kyç në marrëdhëniet e opozitës me partnerët konservatorë amerikanë. Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, axhenda e kryetarit të PD-së parashikon gjithashtu një seri takimesh me zyrtarë dhe përfaqësues të politikës amerikane, transmeton bweb.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Modric konfirmon pjesëmarrjen me Kroacinë në Ligën e Kombeve

0
Luka Modric, arkitekti kyç i sukseseve historike të Kroacisë në vitet e fundit, i cili mbush 41 vjeç të mërkurën, do të jetë pjesë...