BallinaDiasporaKosova drejt pjesëmarrjes në “Valley of Arts”, hapen mundësi të reja për...

Kosova drejt pjesëmarrjes në “Valley of Arts”, hapen mundësi të reja për promovimin e kulturës kosovare në Hungari

-

Budapest – Republika e Kosovës mund të jetë pjesë e edicionit të ardhshëm të festivalit ndërkombëtar “Valley of Arts” në Hungari, një prej ngjarjeve të rëndësishme kulturore që prej 35 vitesh bashkon artistë dhe krijues nga fusha të ndryshme të artit, transmeton helveticALforum.ch. Mundësia e përfshirjes së artistëve dhe institucioneve kulturore të Kosovës u diskutua gjatë takimit të Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Budapest, Delfin Pllana, me drejtoreshën e festivalit “Valley of Arts”, Natalia Oszkó-Jakab. Gjatë takimit, Oszkó-Jakab shprehu interesimin për përfshirjen e Kosovës në edicionin e ardhshëm të festivalit dhe prezantoi disa mundësi konkrete për promovimin e kulturës kosovare para publikut hungarez dhe ndërkombëtar. Ndër propozimet e diskutuara ishte pjesëmarrja e një grupi kosovar të muzikës xhez, si dhe shfaqja e një filmi nga Kosova, e cila do të shoqërohej me një bashkëbisedim ndërmjet kineastëve kosovarë dhe atyre të huaj. Këto aktivitete do të krijonin mundësi për prezantimin e skenës artistike kosovare dhe për vendosjen e kontakteve të reja me krijues nga vende të ndryshme.

“Valley of Arts” organizohet prej 35 vitesh dhe njihet për programin e tij të pasur kulturor, ku përfshihen muzika, filmi, teatri dhe forma të tjera të artit. Festivali tërheq çdo ditë rreth 15 mijë deri në 20 mijë vizitorë, ndërsa në edicionet e tij marrin pjesë edhe artistë e përfaqësues kulturorë nga vende të ndryshme, me synimin për të forcuar dimensionin ndërkombëtar të festivalit. Në takim u diskutua gjithashtu mundësia e krijimit të kontakteve dhe bashkëpunimeve të drejtpërdrejta ndërmjet artistëve kosovarë dhe kolegëve të tyre hungarezë, veçanërisht në fushën e muzikës xhez dhe kinematografisë. Ambasadori Pllana e falënderoi drejtoreshën Oszkó-Jakab për informacionet e ndara dhe për gatishmërinë për të bashkëpunuar në promovimin e kulturës së Kosovës në Hungari. Ai theksoi rëndësinë e krijimit të urave të reja të bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë. Në takim ishte e pranishme edhe diplomatja Dafina Bakija. Pjesëmarrja e mundshme e Kosovës në “Valley of Arts” do të përbënte një mundësi të rëndësishme për promovimin ndërkombëtar të artistëve dhe krijimtarisë kosovare, duke hapur njëkohësisht hapësira të reja për bashkëpunime kulturore mes Kosovës, Hungarisë dhe vendeve të tjera pjesëmarrëse në festival, transmeton Ambasada e Kosovës në Hungari, përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Sulmi ndaj Familjes Jashari, Prokuroria Speciale: Millorad Ulemek ishte urdhërdhënësi

0
Millorad Ulemek, i njohur si “Legija” është urdhërdhënësi i sulmit ndaj Familjes Jashari. Prokuroria Speciale e Kosovës ka arritur ta identifikojë atë si planifikuesin e...