BallinaAtdheuMasakra ndaj familjes Jashari, Prokuroria Speciale aktakuzë për krime lufte ndaj 35...

Masakra ndaj familjes Jashari, Prokuroria Speciale aktakuzë për krime lufte ndaj 35 personave

-

Prokuroria Speciale e Kosovës dorëzoi në gjykatë aktakuzën e parë për masakrën ndaj familjes Jashari gjatë luftës në Prekaz në mars të vitin 1998.
Kryeprokurori Blerim Isufaj tha se rëndësia e kësaj aktakuze qëndron edhe në faktin se ajo dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm për të trajtuar krimet e luftës dhe për të kërkuar përgjegjësi penale nga Serbia.

Blerim Isufaj, kreu i Prokurorisë Speciale të Kosovës tha se, “Sot Prokuroria Speciale ka marrë një hap të rëndësishëm në përmbushjen e mandatit të saj ligjor, duke dorëzuar akuzat në një çështje me rëndësi të veçantë për institucionet e drejtësisë dhe për opinionin publik. Dorëzimi i akuzave është bërë në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë ligjore, duke treguar seriozitetin dhe përkushtimin e Prokurorisë Speciale ndaj drejtësisë. .Rëndësia e kësaj aktakuze është e veçantë dhe për faktin se bëhet fjalë për aktakuzën e parë që lidhet me vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz. Tani i takon Gjykatës që ta vlerësojë aktakuzën dhe provave e paraqitura në të. Në këtë rast është punuar me kujdes të shtuar me qëllim që pretendimet e ngritura të provohen para Gjykatës.

Prokurori Valdet Gashi tha se informacioneve që ka Prokuroria, janë 35 personat e identifikuar për rastin e sulmit ndaj familjes Jashari, duke konfirmuar se ata janë gjallë.

“Provat e siguruara kanë vërtetuar se në këtë sulm janë vrarë 26 persona civilë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra dhe të moshuar… Përveç kësaj, është provuar se gjatë këtij sulmi, forcat e njësive speciale serbe kishin marrë peng nga shtëpitë e tyre banorët e lagjes Jasharaj, në të cilin rast i kishin keqtrajtuar në mënyra të ndryshme”

Më 5, 6 dhe 7 mars 1998 forcat serbe vranë më shumë se 50 persona gjatë sulmit në Prekaz ndaj familjes së heroit të Kosovës, Adem Jashari, një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kosova drejt pjesëmarrjes në “Valley of Arts”, hapen mundësi të reja...

0
Budapest – Republika e Kosovës mund të jetë pjesë e edicionit të ardhshëm të festivalit ndërkombëtar “Valley of Arts” në Hungari, një prej ngjarjeve të...