BallinaSportiPSG thyen rekordin e klubit

PSG thyen rekordin e klubit

-

Paris Saint-Germain ka realizuar një rekord të ri sa i përket të ardhurave nga shitjet e futbollistëve në një afat kalimtar.

Klubi francez ka gjeneruar rreth 350 deri në 360 milionë euro nga largimet e lojtarëve, pa përfshirë bonuset e mundshme të lidhura me paraqitjet dhe sukseset e tyre te klubet e reja.

Shitja më e madhe është ajo e Bradley Barcola, vlera e të cilit raportohet të jetë rreth 145 milionë euro. Reprezentuesi francez prin listën e largimeve të PSG-së.

Pas tij renditet Goncalo Ramos, i cili është shitur për 74 milionë euro, ndërsa Ibrahim Mbaye është larguar për 55 milionë euro.

PSG ka arkëtuar gjithashtu 41.2 milionë euro nga shitja e Randal Kolo Muanit, ndërsa Kang-in Lee ka kaluar te Atletico Madrid për 40 milionë euro.

Në fund të listës është Noham Kamara, transferimi i të cilit i ka sjellë klubit parisien rreth 4.1 milionë euro. Kështu, PSG ka vendosur një rekord të ri të klubit për të ardhurat nga shitjet e lojtarëve në një afat kalimtar, duke dëshmuar gjithnjë e më shumë aftësinë për të zhvilluar futbollistë dhe për t’i shitur ata në vlerën maksimale të tregut, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zjarri në Himarë, turistët mblidhen në breg të detit për t’u...

0
Situata e krijuar nga zjarri në Himarë ka shkaktuar shqetësim edhe mes turistëve që ndodhen në zonë. Për shkak të përhapjes së flakëve dhe afrimit...