BallinaAtdheuMaqedonci: Të vazhdojë bashkëpunimi me Bullgarinë në siguri

Maqedonci: Të vazhdojë bashkëpunimi me Bullgarinë në siguri

-

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe ambasadori i Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski, kanë diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë, zhvillimet aktuale dhe rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, palët “vlerësuan marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë, si dhe rëndësinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit bilateral në fushat me interes të përbashkët”.

Në takim u theksua se Bullgaria, si anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, mbetet “një partner i rëndësishëm i Kosovës”.

Kontributi i Bullgarisë ndër vite për paqen dhe sigurinë në Kosovë, përmes pjesëmarrjes në KFOR, u vlerësua si “dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të Bullgarisë ndaj stabilitetit dhe sigurisë në vend dhe rajon”. Po ashtu, u vlerësua mbështetja e Bullgarisë për Kosovën në proceset e integrimit në strukturat euroatlantike.

Në përmbyllje të takimit, të dyja palët shprehën gatishmërinë “për të vijuar angazhimin e përbashkët dhe për të avancuar më tej bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë” në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Gjermania po e ndryshon tregun e saj të punës 

0
Puna me kohë të pjesshme në Gjermani është në rritje, ndërsa punësimi me kohë të plotë është në rënie. Sipas vlerësimeve, numri i punonjësve...