BallinaAtdheuFSK-ja informon të rinjtë për studime në SHBA dhe karrierë si oficerë

FSK-ja informon të rinjtë për studime në SHBA dhe karrierë si oficerë

-

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një video-mesazh përmes të cilit informon dhe inkurajon të rinjtë që të aplikojnë për mundësinë e studimit në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të bëhen oficerë të Ushtrisë së Kosovës.

Në kuadër të fushatës informuese për nominimin e kandidatëve për kadetë, ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dalë në terren në qytete të ndryshme të vendit për t’i informuar të rinjtë lidhur me këtë mundësi.

“Bëhu oficer i Ushtrisë së Kosovës!”, thuhet në mesazhin e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Nëse ke vullnetin për të mësuar, guximin për të udhëhequr dhe përkushtimin për t’i shërbyer Kosovës, rrugëtimi yt mund të fillojë këtu”, thuhet tutje.

Aplikimi është i hapur nga 24 gusht deri më 7 shtator 2026, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Pas 150 aplikimeve të dështuara, 31-vjeçarja merr një vendim të papritur...

0
Një 31-vjeçare nga Mynihu po përdor një mënyrë të pazakontë për të gjetur punë në Zvicër. Pas rreth 150 aplikimeve të pasuksesshme, ajo vendosi...