BallinaKulturaSHTATOR… VJESHTË…

SHTATOR… VJESHTË…

-

Nga Visar ZHITI

Kthejmë fletën e Kalendarit,

po fletë është dhe sinonim i gjethes…

1.

…do fillojnë ato të bien nga pemët, të verdha, të verdha si ari. Gjithë atë ar që ka vjeshta për ne, nuk depozitohet në asnjë bankë. Dhe kutitë e datave në Kalendar na ngjajnë me kasaforta të vogla. Mbase në njërën nga ato është sekreti i të kuptuarit që edhe rënia është një mënyrë jete, të qëndrosh dhe të kërkosh… Po si?

Kështu është ngritja…

2.

…ndoshta na e tregojnë fjalët e Atjon Zh. më pas. I kemi nxjerrë si çdo herë nga libri i tij “Për atë qē dua(m)”:

“Tirania luftohet me dije,

gatishmëri ndaj vuajtjes,

intelektualizëm dhe

objektivizëm ndaj realitetit

pa pasur frikë.”

Një thënie e guximshme gjithë urtësi, me dije mposhtef e keqja dhe liria nuk është vetëm një gjendje jashtë nesh, por ajo fillon në mendje. Dija të çliron nga errësira. Gatishmëria ndaj vuajtjes të mbron nga nënshtrimi. Intelektualizmi të mëson të mendosh. Objektivizmi të detyron të shohësh realitetin pa frikë. Gjithçka bëhet për atë që dua(m)…

3.

…dhe një pikturë e Atjon Zh. në ballinën e librit “Dorëshkrimet e fshehta të burgut”. Posaçërisht për atë… që të shprehë heshtjen dhe vuajtjen, atë kujtesë dhe një të vërtetë që kërkon të dalë në dritë. Mund ta shohim dhe si një derë drejt botës që u bë e brendshme, por dhe pa mure.

Ka dhe fjalë që nuk bien si gjethet

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

OKB-ja paralajmëron për rrezikun në Himalaje: Miliona njerëz në rrezik nga...

0
Miliona njerëz në rajonin e Himalajeve përballen me rrezikun e përmbytjeve të rënda akullnajore, ndërsa ndryshimet klimatike po përshpejtojnë shkrirjen e akullnajave dhe po...