BallinaAtdheuGjashtë deputetë të LDK-së kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president

Gjashtë deputetë të LDK-së kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president

-

Prishtinë – Kandidatura e Bekim Sejdiut për pozitën e presidentit të Kosovës nuk ka arritur të sigurojë unanimitetin brenda Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Pas takimit të Grupit Parlamentar të LDK-së, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se gjashtë deputetë kanë votuar kundër kandidaturës së Sejdiut, pavarësisht se Kryesia e LDK-së e kishte mbështetur në mënyrë unanime atë.

Abdixhiku e ka cilësuar këtë zhvillim si shqetësues, duke thënë se kundërshtimi i kandidaturës mund ta dëmtojë procesin dhe ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Bekim Sejdiu njihej si rugovist i jashtëzakonshëm, si njeri që ka punuar me dinjitet. Në mënyrë unanime e gjithë Kryesia votoi për kandidaturën e profesor doktor Bekim Sejdiut”, ka deklaruar Abdixhiku pas mbledhjes.

Ai ka treguar se pas vendimit të Kryesisë, deputetëve të LDK-së u ishte bërë thirrje që ta mbështesnin kandidaturën e Sejdiut në procesin e zgjedhjes së presidentit.

“Me keqardhje të madhe, gjashtë deputetë të LDK-së kanë vendosur kundër vendimit. Në këtë fazë mendoj se i bëjnë dëm të gjithë procesit dhe në këtë mënyrë e dërgojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Sipas Abdixhikut, pasojat e mundshme të një procesi të dështuar zgjedhor për president do të ishin të mëdha për vendin.

“Çdo palë zgjedhje që shkaktohen për shkak të kësaj do të jenë me pasoja”, është shprehur kreu i LDK-së.

Ndërkohë, burime brenda partisë kanë bërë të ditur se deputetët që kanë votuar kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut janë Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri.

Abdixhiku ka lënë të kuptohet se kundërshtimi nuk lidhet domosdoshmërisht me procesin e përzgjedhjes së emrit, por me vetë figurën e kandidatit.

“Në këtë fazë deklarimi është për figurën. Kam përshtypje se çdo emër që do të sillnim do të kishim një reagim të tillë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Kjo përplasje brenda LDK-së vjen në një moment të rëndësishëm për procesin politik në vend, ndërsa mungesa e konsensusit për zgjedhjen e presidentit mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta në zhvillimet e ardhshme politike dhe institucionale në Kosovë, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Ora e Pritjes” për çlirimtarë, nis numërimin në Düsseldorf

0
“Ora e Pritjes” ka kaluar kufijtë e Kosovës dhe ka nisur numërimin drejt 16 shtatorit edhe në Evropë. Qyteti i parë është Düsseldorfi i Gjermanisë,...

Mësuesit dhe shkollës sime