BallinaDiasporaBizneset e Kosovës dhe Italisë synojnë rritjen e bashkëpunimit ekonomik

Bizneset e Kosovës dhe Italisë synojnë rritjen e bashkëpunimit ekonomik

-

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka organizuar një takim mes përfaqësuesve të komunitetit të biznesit në Kosovë dhe presidentit të Konfederatës së Sindikatave të Punëdhënësve për Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme – Confimprese Italia, Guido D’Amico.

D’Amico ishte i shoqëruar nga Muharrem Salihu, president i Confimprese Venice në Itali. Në takim morën pjesë edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, si dhe drejtori ekzekutiv i Dhomës Ekonomike të Britanisë në Kosovë (BCCK), Bekim Kastrati.

Sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, takimi është pjesë e angazhimeve të mëhershme me Confimprese Italia, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Italisë.

Kryetari i Bordit të DHTIK-së, Skender Krasniqi, tha se synimi i shoqatave të biznesit në Kosovë është zhvillimi i ekonomisë, rritja e investimeve të huaja, shtimi i prodhimit dhe rritja e eksporteve.

Ai vlerësoi se Kosova aktualisht përballet me një nivel të lartë të importeve, duke theksuar nevojën për forcimin e prodhimit vendor dhe rritjen e eksporteve.

Ndërkaq, kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, deklaroi se bizneset kosovare janë të interesuara dhe të përgatitura për rritjen e bashkëpunimit dhe eksporteve drejt Italisë.

Drejtori ekzekutiv i BCCK-së, Bekim Kastrati, theksoi rëndësinë e ndërtimit të partneriteteve të qëndrueshme ndërmjet komuniteteve të biznesit, duke vlerësuar se bashkëpunimi ekonomik ndërkombëtar është një nga shtyllat kryesore të rritjes ekonomike, inovacionit dhe konkurrueshmërisë.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, përfshirë takimet B2B dhe takimet sektoriale.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2025, vlera e mallrave të eksportuara nga Kosova në Itali ishte rreth 28.9 milionë euro, ndërsa importet nga Italia arritën në 369.4 milionë euro.

Ndërkohë, investimet nga Italia gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti arritën në 8.9 milionë euro, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Hoxha: Partneriteti me SHBA-në, strategjik për Shqipërinë

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA-së, Allison...