BallinaSportiKarateisti nga Kosova siguron medaljen e artë në Itali

Karateisti nga Kosova siguron medaljen e artë në Itali

-

Islam Selmani ka triumfuar në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e artë për Kosovën në karate. Selmani zhvilloi një garë fantastike dhe kaloi me sukses të gjitha pengesat deri në finale. Në çerekfinale, karateisti kosovar mposhti përfaqësuesin e Qipros, Gavriel Andreas, duke siguruar një vend në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, Selmani u përball me grekun Xenos, të cilin po ashtu e mposhti për të siguruar finalen e madhe. Në luftën për medaljen e artë, Selmani u përball me karateistin turk Burak Ozdemir. Kosovari ishte përsëri i jashtëzakonshëm dhe e fitoi finalen, duke u shpallur kampion i Lojërave Mesdhetare Taranto 2026. Një tjetër medalje e artë për Kosovën dhe një paraqitje madhështore e Islam Selmanit në Taranto./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

65 të lënduar nga protesta e djeshme, 12 persona vijojnë të...

0
Bilanci i protestave në Tiranë vijon të rëndohet. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, 65 persona kërkuan ndihmë mjekësore pas lëndimeve të marra...